Posto punë

Ballina / Punët / Network Specialist-Tirane

Network Specialist-Tirane

Madcom Albania (Power by Albanian Fiber Telecommunications)

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Qëllimi i Pozicionit

Specialisti i Rrjetit është përgjegjës për projektimin, implementimin, optimizimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit IP Backbone si edhe për zgjidhjen e problematikave teknike që lidhen me funksionimin e tij duke garantuar performancë, siguri dhe qëndrueshmëri të shërbimeve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Përgjegjës për për projektimin, implementimin, mirëmbajtjen dhe optimizimin e rrjetit kryesor IP Backbone;
  • Zhvillon, administron dhe mirëmban sistemet e monitorimit të rrjetit;
  • Administron, përditëson dhe dokumenton dokumentacionin teknik dhe inxhinierik, përfshirë skemat e rrjetit, planifikimin e adresave IP dhe skedarët e konfigurimit;
  • Administron pajisjet e rrjetit (router, switch), konfigurimet NAT për klientët rezidencialë dhe politikat e rrugëzimit;
  • Monitoron dhe analizon trafikun ndërkombëtar;
  • Monitoron dhe menaxhon trafikun në pikat e prezencës (POP);
  • Suporton instalimet e reja dhe zgjidh problematikat në lidhjet e biznesit (VLAN, MPLS, Circuit ID), në bashkëpunim të vazhdueshëm me ekipin e instalimeve;
  • Ofron mbështetje teknike për klientët biznes në rast problematikash të shërbimit;
  • Menaxhon dhe siguron zbatimin e standardeve, procedurave dhe politikave të RIPE;
  • Bashkëpunon me sektorin e suportit për zgjidhjen e çështjeve teknike sipas problematikave të raportuara;
  • Ndjek dhe përditëson njohuritë mbi teknologjitë e rrjetit dhe tendencat e tregut për përmirësimin e performancës dhe shërbimeve;
  • Propozon dhe implementon praktika dhe procese të brendshme, si dhe realizon trajnime për ekipet e suportit të nivelit 1 dhe 2;
  • Qëndron në gatishmëri për ndërhyrje dhe ofron mbështetje teknike në rast problematikash kritike në rrjetin IP Backbone;
  • Ofron mbështetje të nivelit 3 për sektorët e tjerë që operojnë mbi rrjetin bazë IP;
  • Zbaton rregulloren e brendshme, politikat e sigurisë dhe çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Punëdhënësi në përputhje me pozicionin e punës.

Kualifikimet dhe Aftësitë

  • Diplomë universitare e preferuar në ‘’Inxhinieri Telekomunikacioni’’ ose fusha të ngjashme;
  • Minimumi 3 vite përvojë pune në administrimin e rrjeteve IP;
  • Certifikime profesionale të preferuara: Cisco, Mikrotik, HP, Huawei, Microsoft;
  • Preferohen kandidatë me përvojë në administrimin e proceseve teknike të një ISP;
  • Njohuri të avancuara në adresimin IP dhe protokollet e rrugëtimit, përfshirë EIGRP, OSPF dhe BGP;
  • Përvojë në instalimin, konfigurimin dhe troubleshooting të pajisjeve Cisco dhe Mikrotik;
  • Aftësi të mira analitike dhe për zgjidhjen e problemeve;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur si dhe në ekip.

Çfarë ofrojmë

  • Paketë kompensimi konkurruese, e përcaktuar në përputhje me përvojën, kualifikimet dhe kompetencat profesionale të kandidatit;
  • Mundësi për zhvillim të vazhdueshëm profesional përmes trajnimeve të strukturuara dhe certifikimeve të specializuara në fushën e rrjeteve dhe sigurisë;
  • Angazhim në projekte teknologjike strategjike dhe të avancuara;
  • Mundësi reale për rritje profesionale dhe avancim në karrierë, bazuar në performancë;
  • Përfitime shtesë për punonjësit, përfshirë ofrimin e shërbimit të internetit falas nga kompania.

Adresa: Rruga “Reshit Çollaku''

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale" .

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/network-specialist-tirane-at-madcom-albania-power-by-albanian-fiber-telecommunications-4355430200

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 23/01/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme