Posto punë

Ballina / Punët / Menaxhere Housekeeping

Menaxhere Housekeeping

Rekrutime Agikons

Punë Sarandë Shqipëria Ndërtim dhe patundshmëri

Përshkrimi

Boungainville Bay Resort pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë,

Ju fton të aplikoni në pozicionin  Menaxhere HouseKeeping  .

Detyrat

  • Mbikëqyrja e operacioneve të përditshme të mirëmbajtjes dhe pastërtisë në ambiente publike dhe dhomat e klientëve.
  • Trajnimi dhe menaxhimi i stafit për të siguruar standarde të larta të pastërtisë dhe shërbimit.
  • Kontrollimi i rregullt i dhomave dhe ambienteve publike për të siguruar cilësinë e shërbimit.
  • Hartimi i orareve të punës dhe caktimi i detyrave të stafit.
  • Mbajtja e stokut të materialeve dhe pajisjeve për mirëmbajtje e pastërti.
  • Raportimi i çdo problemi apo kërkese për riparim në departamentin e mirëmbajtjes
  • Bashkëpunimi me departamentet e tjera për të siguruar përvojën më të mirë për klientë

Kualifikimet

  • Eksperiencë & Formim Profesional  – Eksperiencë e mëparshme në menaxhimin e shërbimeve të pastrimit në hotel 2 vite; formimi në hoteleri është avantazh.
  • Aftësi udhëheqëse  – Të jetë e aftë të drejtojë dhe të menaxhojë stafin, duke siguruar që standardet e pastrimit të përmbushen në mënyrë konsistente.
  • Aftësi organizative të shkëlqyera  – Të jetë e aftë të planifikojë dhe të koordinojë grafikun e stafit, detyrat e përditshme dhe inspektimin e dhomave.
  • Aftësi për zgjidhjen e problemeve – Të jetë e gatshme për të adresuar dhe zgjidhur çdo çështje që mund të lindë, si ankesat e klientëve ose mungesat e stafit.
  • Njohuri të procedurave të pastrimit dhe standardeve të higjienës  – Të ketë njohuri të thelluara për përdorimin e produkteve dhe pajisjeve të pastrimit.
  • Fleksibilitet në orar  – Të jetë e gatshme të punojë në orare të ndryshme për të përmbushur kërkesat e hotelit.
  • Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi  – Të jetë e aftë të bashkëpunojë me departamentet e tjera dhe të komunikojë qartë me stafin e saj.

Shenime

Ofrohet:

  • Pagesë konkuruese

Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!

Aplikantët të kontaktojne ne numrin e telefonit:  +35568 64 80086

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxhere-housekeeping-at-agikons-4355676395

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 26/01/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme