Posto punë

Ballina / Punët / Menaxher Shitjesh (Inda SH.A)

Menaxher Shitjesh (Inda SH.A)

DM Consulting Services

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Inda sha po kerkon nje Menaxher Shitjesh i cili është përgjegjës për planifikimin, drejtimin dhe rritjen e aktiviteteve të shitjes, duke siguruar arritjen e objektivave mujore dhe vjetore të kompanisë.

Detyrat

  • Hartimi dhe zbatimi i strategjisë së shitjes.
  • Menaxhimi dhe motivimi i ekipit të shitjes.
  • Vendosja dhe ndjekja e targeteve të shitjes.
  • Zhvillimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe të rinj.
  • Analiza e tregut dhe identifikimi i mundësive të reja.
  • Monitorimi i performancës dhe përgatitja e raporteve.
  • Bashkëpunimi me marketingun dhe menaxhmentin.

Kualifikimet

  • Diplomë Universitare (Marketing, Menaxhim, Ekonomi ose fusha të ngjashme).
  • Eksperiencë e mëparshme në shitje (eksperiencë menaxheriale përbën avantazh).
  • Aftësi shumë të mira drejtimi, komunikimi dhe negociimi.
  • Orientim drejt rezultateve dhe targeteve.
  • Njohuri të MS Office / CRM (avantazh).
  • Eksperience pune mbi 2 vite.

Ofrohet:

  • Pagë konkurruese + bonuse performance.
  • Ambient profesionist dhe dinamik.
  • Mundësi reale zhvillimi dhe rritjeje në karrierë.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-shitjesh-inda-sh-a-at-dm-consulting-services-4326872665

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 11/12/2025 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme