Posto punë

Ballina / Punët / Menaxher Prokurimesh

Menaxher Prokurimesh

Kastrati

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Pozicioni: Menaxher Prokurimesh

Vendi i punës : Tiranë

Kastrati Group, një nga grupet më të mëdha dhe më të njohura të bizneseve në Shqipëri dhe rajon, i themeluar në vitin 1991, po kërkon të punesojë një Menaxher Prokurimesh

për zyrat e saj në Tiranë. Kompania është e angazhuar në sektorë të ndryshëm si energjia, nafta, ndërtimi, shërbimet dhe tregtia, dhe ka një histori të suksesshme si lider në industrinë e saj.

Përshkrimi i pozicionit:

Menaxheri i Prokurimeve është përgjegjës për planifikimin, organizimin dhe kontrollin e prokurimit të materialeve dhe shërbimeve, duke siguruar efikasitet kostoje, cilësi dhe përputhje me nevojat teknike të projekteve. Të ketë eksperience në kompani ndërtimi.

Detyrat Kryesore:

  • Planifikimi i prokurimeve sipas fazave të projekteve
  • Përzgjedhja dhe negocimi me furnitorë dhe nënkontraktorë
  • Organizimi i porosive dhe ndjekja e dorëzimeve
  • Kontrolli i kostove dhe respektimi i buxheteve
  • Koordinimi me inxhinierinë për specifikime teknike
  • Menaxhimi i inventarit dhe dokumentacionit të prokurimit
  • Raportim periodik mbi shpenzimet dhe performancën e furnitorëve

Kërkesat:

  • Diplomë universitare në ekonomi, menaxhim, logjistikë ose fusha të ngjashme
  • Minimum 5-7 vite eksperiencë në prokurime
  • Eksperiencë në sektorin e ndërtimit (avantazh i fortë)
  • Njohuri të tregut dhe materialeve ndërtimore
  • Aftësi të shkëlqyera negociuese dhe organizative

Si të aplikoni:

Dërgoni CV-në tuaj të përditësuar në adresën hr@kastratigroup.al,duke përmendur në subjekt pozicionin për të cilin jeni duke aplikuar.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-prokurimesh-at-kastrati-4378764297

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 27/02/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme