Posto punë

Ballina / Punët / Menaxher Produkti Sisteme

Menaxher Produkti Sisteme

ITE Group

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Profili i kompanise:

“ITE Group” paraqitet në tregun shqiptar si një nga firmat kryesore për materiale elektrike, pajisje elektronike dhe telekomunikacionit. “ITE Group” në rolin e distributorit në Shqipëri, është përfaqësuese e firmave nga më prestigjiozet në botë.Partnerët tanë të rëndësishëm janë: “Schneider Electric”, “Philips”,“Bosch”, “Vimar”, " etj. Partneret e zgjedhur paraqesin në çdo kohë cilësi të produkteve dhe shërbimeve të tyre, duke ofruar standarde të larta dhe garantuar suksesin e “ITE Group.

Pozicioni: Menaxher Produkti Sisteme

Departamenti: Komercial

Vendodhja: Tirane

Permbledhja e Pozicionit: Nje product menaxher duhet te kete nje eksperience te gjere ne kuptimin e nevojave te klientit dhe mjedisit te biznesit. Duhet te kete nje mentalitet tregtar dhe njohuri te plote mbi parimet e shitjes dhe marketing-ut. Komunikimi eshte po ashtu edhe nje nga veçorite qe duhet te zoteroje nje Menaxheri Produktit.

-       Menaxhon nje kategori produktesh per kompanine specifikisht per sistemet:

·         Sisteme Zjarri

·         Sisteme Audio + Evac

·         Home Automation

·         Sisteme CCTV

-       Eshte pergjegjes per pozicionimim e cmimit te shitjes dhe promocioneve per kete kategori produktesh ne menyre qe te maksimizoje fitimin duke rritur shitjet.

-       Marredhenia me furnitorin dhe menazhimi i asortimentit per kete kategori produktesh eshte po ashtu nje nga detyrat perkatese.

-       Kujdeset qe vlera e stokut te jete ne nivelet e kerkuara nga kompania dhe kategoria perkatese, kujdeset per stokun e keq duke propozuar cmime dhe promocione, ben edhe alokimet e nevojshme per produkte qe nuk kane levizjen e duhur ne pikat e shitjes.

-       Detyra kryesore eshte qe te rrise shitjet dhe fitimin, duke nxitur rritje te vazhdueshme ne biznes.

Pergjegjesite:

-      Analizon raportet e brendshme per te percaktuar tendecat e industrise dhe sjelljen e konsumatorit.

-      Harton strategji afatgjata per zhvillimin e kategorise qe mbulon.

-      Harton strategjite e heqjes te stokut te vjeter (ta pa shitshme).

-      Forcon marredheniet me furnitoret per te arritur cmime (ne blerje) konkurruese dhe terma me te mire komercial.

-      Eshte ne kerkim te vazhdueshem per furnitore te rinj qe plotesojne nevojat e biznesit ne perputhje me cmime me te favorshme dhe terma komerciale me lehtesues per kompanine.

-      Vendos porosite e duhura ne menyre qe te plotesoje nevojat e produkteve qe plotesojne kerkesat e klientit.

-      Eshte i lidhur ngushte me departamentin e shitjes per te pecaktuar cmime konkurruese dhe aktivitete promocionale (marketing).

-      Planifikon blerjen e produkteve ne perputhje me kerkesat duke garantuar vazhdueshmerine e inventarit.

Kerkesat:

-      Të zotërojë diplomë universitare, preferohet Inxhinieri Elektrike.

-      Të ketë përvojë pune mbi 5-vjet në shitjet me shumicë dhe pakicë.

-      Aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office.

-      Njohuri të gjuhës Angleze

Aftesi të tjera:

-      Të jetë përson i motivuar dhe ambicioz;

-      Të ketë sensin e tregtisë dhe të jetë i orientuar

-      Të ketë aftësi të larta negocimi.

-      Të jetë i aftë që të punojë nën presion.

-      Të dijë të marrë vendime dhe të jetë i përgjegjshëm.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-produkti-sisteme-at-ite-group-4382768905

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 12/03/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme