Posto punë

Ballina / Punët / Menaxher / Menaxhere

Menaxher / Menaxhere

MagnetX

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Kërkohet një Menaxher / Menaxhere i/e përgjegjshëm/e dhe i/e organizuar për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët dhe koordinimin e aktiviteteve të përditshme të biznesit. Roli kërkon komunikim të vazhdueshëm me klientët, ndjekje të proceseve dhe sigurimin e një eksperience profesionale në çdo ndërveprim.

Detyrat kryesore:

  • Komunikim i rregullt me klientët ekzistues dhe potencialë
  • Organizim dhe zhvillim takimesh me klientët
  • Ndjekje e klientëve (follow-up) për projekte, shërbime dhe bashkëpunime
  • Menaxhim i kërkesave dhe nevojave të klientëve
  • Koordinim i aktiviteteve të përditshme dhe raportim i progresit
  • Identifikim i mundësive për zhvillim dhe rritje të bashkëpunimeve

Kërkesat:

  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negociimi
  • Aftësi organizative dhe menaxhimi kohe
  • Qasje profesionale dhe e orientuar drejt rezultateve
  • Eksperiencë e mëparshme në role të ngjashme përbën avantazh

Nëse je person proaktiv, i/e motivuar dhe ke aftësi për të ndërtuar marrëdhënie të forta me klientët, ky pozicion është i përshtatshëm për ty.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-menaxhere-at-magnetx-4408107631

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 04/05/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme