Posto punë

Ballina / Punët / Marketing Manager

Marketing Manager

Smart Home Albania

Punë Tiranë Shqipëria Ndërtim dhe patundshmëri

Përshkrimi

Smart Home Albania, lider në automatizimin e ndërtesave në Shqipëri dhe Ballkan, po kërkon një Menaxher Marketingu për të udhëhequr dhe zbatuar strategjinë e marketingut të kompanisë në të gjitha kanalet.

Përgjegjësitë

  • Përgjegjës për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha detyrave të përditshme të marketingut
  • Harton plane marketingu në baza vjetore, gjysmëvjetore dhe tremujore
  • Menaxhon buxhetin e marketingut dhe përgatit planin e shpërndarjes me miratimin e administratorit
  • Planifikon fushata marketingu
  • Ndërton, krijon dhe mirëmban marrëdhënie me bashkëpunëtorët e departamentit
  • Menaxhon kanalet e rrjeteve sociale
  • Krijon dhe zbaton përmbajtje marketingu

Kualifikimet

  • Diplomë në Marketing, Administrim Biznesi ose Komunikim (Master i preferuar)
  • Minimumi 3 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, prezantimi dhe bashkëpunimi
  • Njohuri të forta të gjuhës angleze
  • Mendësi kreative
  • Njohuri shumë të mira të platformave përkatëse për pozicionin (Google Analytics, Google Search Console, etj.)

Çfarë ofrojmë:

  • Një ambient pune dinamik dhe inovativ

  • Mundësi për rritje profesionale

  • Pagë konkurruese

  • Mbështetje nga lidershipi dhe zhvillim të vazhdueshëm

  • Bëhu pjesë e një ekipi vizionar dhe ndihmo në udhëheqjen e projekteve smart!

  • Apliko me CV dhe letër motivimi në: hr@smarthome.al

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/marketing-manager-at-smart-home-albania-4390568565

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 26/03/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme