Posto punë

Ballina / Punët / Marketing Manager

Marketing Manager

Brunes Group

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Brunes sh.p.k., kompani lider në fushën e mobilimeve, hidrosanitareve dhe stilit të jetesës për shtëpinë, po kërkon të zgjerojë ekipin e saj me një Menaxher Marketingu të talentuar dhe energjik. Ky rol është kyç për zhvillimin dhe implementimin e strategjive marketingut që rrisin prezencën e markës dhe përforcojnë lidhjen me klientët.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Hartimi dhe implementimi i strategjive marketingu për të gjitha kanalet (offline dhe online).
  • Menaxhimi i fushatave promocionale dhe reklamave, duke monitoruar performancën dhe ROI.
  • Bashkëpunimi me ekipin e shitjeve për të koordinuar aktivitetet marketingu dhe promovimet.
  • Analizimi i tregut dhe i konkurrencës për të identifikuar mundësi rritjeje.
  • Menaxhimi i buxhetit të marketingut dhe raportimi i rezultateve drejt menaxhmentit.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë në Marketing, Menaxhim Biznesi ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë të mëparshme si Menaxher Marketingu ose në pozita të ngjashme (preferohet në sektorin retail ose FMCG).
  • Aftësi të forta analitike dhe menaxheriale.
  • Kreativitet dhe njohuri të avancuara për marketingun digjital.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të udhëhequr projekte multidisiplinare.

📍 Vendndodhja: Tiranë, Autostrada Tirane - Durres, Km 7

📧 Aplikimet dërgohen në: hr@brunes.al

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/marketing-manager-at-brunes-group-4357442814

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 02/02/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme