Posto punë

Ballina / Punët / Marketing Coordinator

Marketing Coordinator

Maritim Hotel Plaza Tirana

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Maritim Hotel Plaza Tirana

është në kërkim të një kandidati të motivuar dhe krijues në pozicionin Koordinator Marketingu.

Përshkrimi i Pozicionit

Koordinatori i Marketingut do të jetë përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e aktiviteteve të marketingut, me qëllim forcimin e prezencës së markës, rritjen e dukshmërisë online dhe mbështetjen e objektivave të shitjeve të hotelit.

Detyrat

  • Planifikimi dhe zbatimi i fushatave të marketingut (digital, print, dhe në ambientet e hotelit)
  • Menaxhimi i kanaleve të mediave sociale (Instagram, Facebook, LinkedIn, etj.) dhe krijimi i përmbajtjes tërheqëse
  • Koordinimi me fotografë, dizajnerë dhe agjenci të jashtme për materiale promocionale
  • Përditësimi dhe optimizimi i faqes së internetit dhe platformave të rezervimit
  • Analizimi i performancës së fushatave dhe përgatitja e raporteve periodike
  • Bashkëpunimi me departamentet e Shitjeve, Eventeve dhe Ushqim & Pije për promovimin e ofertave dhe paketave
  • Organizimi dhe mbështetja e eventeve promocionale, lançimeve dhe bashkëpunimeve me influencerë
  • Ndjekja e trendeve të tregut dhe konkurrencës në industrinë e hotelerisë

Kualifikimet

  • Diplomë Bachelor në Marketing, Komunikim, ose fusha të ngjashme
  • Minimalisht 1-2 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme, preferohet në sektorin e hotelerisë ose turizmit
  • Njohuri të mira të mjeteve digjitale të marketingut (Meta Business Suite, Google Ads, Canva, etj.)
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi në shqip dhe anglisht (gjuha e tretë përbën avantazh)
  • Kreativitet, vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi organizative
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion afatesh

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgoni CV-në tuaj tek e-maili hr@plazatirana.com

Vetem kandidatet me te pershtatshem per kete pozicion pune do te kontaktohen nepermjet e-mailit

Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

Faleminderit,

 HR Department

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/marketing-coordinator-at-maritim-hotel-plaza-tirana-4438087556

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 15/07/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme