Posto punë

Ballina / Punët / Logistics Specialist

Logistics Specialist

Brunes Group

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Pozicion Vakant: Specialiste Logjistike (F)

Brunes sh.p.k, një nga kompanitë lider në tregun shqiptar në fushën e mobilieve, hidrosanitareve dhe pllakave, po zgjeron ekipin dhe është në kërkim të një Specialiste Logjistike.

Përgjegjësitë kryesore:

Ndjekja e porosive të importit me furnitorë të huaj

Koordinimi i dokumentacionit të importit

(invoice, packing list, BL/CMR, certifikata, etj.)

Ndjekja e afateve të prodhimit dhe ngarkesës

Komunikim me agjentë doganorë dhe transportues (vetëm koordinim)

Përditësimi i të dhënave në sistem dhe raportim

Kualifikimet e kërkuara:

Eksperiencë pune në logjistikë, import apo pozicione të ngjashme (avantazh)

Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikimi

Njohuri të mira të programeve kompjuterike, veçanërisht Excel; njohuritë e sistemeve ERP përbëjnë avantazh

Aftësi për të punuar nën presion dhe për të respektuar afatet

Saktësi, korrektësi dhe përgjegjshmëri në kryerjen e detyrave

Ofrohet:

  • Orar: 08:30 – 17:00, nga e hëna në të premte, Transport i perfshire
  • Ambient profesional dhe mbështetës
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë

📍 Vendndodhja: Tiranë, Autostrada Tr-Dr, Km 7

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/logistics-specialist-at-brunes-group-4350121480

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 16/12/2025 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme