Posto punë

Ballina / Punët / Jurist/e Projektesh

Jurist/e Projektesh

Rekrutime Agikons

Punë Tiranë Shqipëria Ndërtim dhe patundshmëri

Përshkrimi

Agikons sh.p.k  është kompani ndërtimi prej 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.

Ne kuader te zhvillimit te saj Agikons po kerkon te punesoje Jurist/e Projektesh.

Detyrat;

  • Harton kontrata dhe marrëveshje të ndryshme që lidh kompania me klientët, furnitorët etj.
  • Ndjek proçeset e ndryshme të administrimit si psh. proçesin për leje ndërtimi, leje shfrytëzimi, hipotekimin e pallateve & rezidencave, verifikimin hipotekor të pronave dhe procedurat e tjera të nevojshme për ndërtimin e një objekti.
  • Përfaqëson kompaninë pranë institucioneve administrative dhe ndjek procedurat ligjore, ankimimet, prapsimet, korrespondencat zyrtare me autoritetet shtetërore për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë.
  • Përfaqëson shoqëritë e grupit për çështje të ndryshme gjyqësore, që nga përpilimi i padive, ankimimeve, ndjekjen e negociatave etj.

Kualifikimet;

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Drejtësi.
  • Të ketë eksperiencë pune si Jurist/e ne kompani ndertimi.
  • Te kete eksperience në çeshtjet gjyqesore.
  • Të zotrojë shumë mire ''Paketën Office''.
  • Të ketë aftësi shumë të mira në formulimin e qartë të mendimit juridik dhe shkrimit të tij sipas formateve të kërkuara.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe pune në grup.
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe te sistemin online E–Albania.

Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adrese tone te emailit:  hr@agikons.com

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/jurist-e-projektesh-at-agikons-4354111958

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 20/01/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme