Përshkrimi
I. QËLLIMI I POZICIONIT
Juristi do të ofrojë mbështetje ligjore për veprimtarinë e Shoqërisë, duke siguruar përputhshmërinë me legjislacionin në fuqi, mbështetje për strukturat drejtuese dhe menaxhimin korrekt të marrëdhënieve kontraktore, administrative dhe institucionale.
II. KËRKESAT DHE KUALIFIKIMET
Kualifikime të përgjithshme:
- Diplomë universitare Master i Shkencave / Master Profesional në Drejtësi .
- Përvojë pune minimumi 3 vite në fushën juridike (preferohet eksperiencë në kompani private, institucione ose studio ligjore).
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze , me fokus në terminologjinë juridike.
- Aftësi shumë të mira në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Office).
Njohuri profesionale të kërkuara:
- Legjislacioni tregtar dhe shoqëritë tregtare (Ligji nr. 9901/2008);
- E drejta kontraktore dhe administrative;
- Njohuri mbi aktet nënligjore dhe rregulloret që lidhen me industrinë, investimet dhe sektorin e mbrojtjes (përbën avantazh);
- Aftësi për analizë ligjore dhe hartim dokumentacioni.
III. PËRSHKRIMI I PUNËS / DETYRAT KRYESORE
Juristi do të ketë përgjegjësitë e mëposhtme:
- Ofron këshillim ligjor për Administratorin dhe strukturat drejtuese të Shoqërisë;
- Harton, rishikon dhe përditëson kontrata, marrëveshje, akte administrative dhe dokumentacion ligjor;
- Siguron përputhshmërinë e veprimtarisë së Shoqërisë me legjislacionin në fuqi;
- Asiston në përgatitjen e dokumentacionit për Asamblenë e Përgjithshme dhe Këshillin e Administrimit;
- Ndjek marrëdhëniet me institucionet publike dhe autoritetet përkatëse;
- Mbështet proceset e licencimit, autorizimeve dhe procedurave administrative;
- Identifikon dhe menaxhon rreziqet ligjore, në bashkëpunim me strukturat e tjera;
- Bashkëpunon me konsulentë dhe studio ligjore të jashtme, kur kërkohet;
- Siguron arkivimin korrekt të dokumentacionit ligjor.
IV. AFTËSI PERSONALE
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi;
- Saktësi, konfidencialitet dhe etikë profesionale;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
- Aftësi për të menaxhuar disa çështje njëkohësisht dhe për të respektuar afatet.
📩 Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në: hr@timak.com
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/jurist-at-timak-4350690719
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 29/12/2025 · Skadon 19/01/2027