Posto punë

Ballina / Punët / Jurist

Jurist

EuroElektra Sh.p.k

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

EuroElektra Sh.p.k është kompani lider që ofron një gamë të gjerë shërbimesh të avancuara në fushën e elektro-energjetikës, duke siguruar zgjidhje inovative dhe të besueshme për bizneset dhe individët që kërkojnë të përmirësojnë efikasitetin dhe performancën e sistemeve të tyre energjetike në Shqipëri dhe rajon.

Në kuadër të zgjerimit të operacioneve, EuroElektra po zgjeron ekipin e saj dhe është në kërkim të profesionistëve të përkushtuar për t’ju bashkuar skuadrës tonë.

Pozicioni Vakant: Jurist

Kompania: EuroElektra shpk

Përgjegjësitë Kryesore:

Juristi do të jetë përgjegjës për ofrimin e këshillimit ligjor, hartimin dhe shqyrtimin e dokumentacionit ligjor, si dhe ndjekjen e çështjeve juridike të shoqërisë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Përshkrimi i detyrave:

  • Harton, rishikon dhe negocion kontrata për projekte fotovoltaike, furnizim, shërbime, EPC dhe O&M.
  • Analizon rreziqet ligjore që lidhen me marrëveshjet dhe propozon zgjidhje për minimizimin e tyre.
  • Asiston në procedurat e tenderimit publik dhe privat, duke siguruar që dokumentacioni është në përputhje me kërkesat ligjore.
  • Ndjek marrëdhëniet kontraktuale me klientët, furnitorët dhe partnerët strategjikë të kompanisë.
  • Përgatit dhe dorëzon shkresa, njoftime ligjore, ankimime apo kërkesa pranë institucioneve publike.
  • Jep këshillim ligjor për çështje që lidhen me pronësinë, lejet ndërtimore, energjinë e rinovueshme dhe aspektet ligjore të projekteve.
  • Monitoron ndryshimet në legjislacion dhe përditëson politikën ligjore të kompanisë.
  • Mbështet ekipin e menaxhimit të projekteve gjatë verifikimeve kontraktuale, auditeve apo çështjeve të kontestimit.
  • Mban korrespondencë zyrtare me institucionet shtetërore dhe autoritetet rregullatore.

Kualifikimet e nevojshme:

  • Të jetë diplomuar në degën Juridik.
  • Të paktën 5 vite përvojë në pozicione të ngjashme.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe italiane– niveli profesional.
  • Aftësi analitike, komunikimi dhe negocimi të zhvilluara.
  • Integritet i lartë profesional dhe qasje bashkëpunuese me ekipin.

Kushtet e Punës:

  • Ditët e punës: E hënë – E premte, ora 08:00 – 17:00 duke përfshirë dhe orarin e pushimit.
  • Lejet vjetore (22 ditë) dhe pushimet zyrtare trajtohen sipas Kodit të Punës.
  • Vendi i punës: godina EuroElektra, Prush – Kombinat.
  • Ofrimi i mundësive për zhvillim profesional përmes konferencave dhe trajnimeve të avancuara.
  • Ambient pune dinamik dhe me perspektivë zhvillimi në karrierë.

Të interesuarit mund të dërgojnë aplikimet e tyre në adresën e-mail: career@euroelektra.al

ose të kontaktojnë në numrin e telefonit: +355672071043.

Ju mirëpresim! 🙌

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/jurist-at-euroelektra-sh-p-k-4355757400

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 26/01/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme