Posto punë

Ballina / Punët / Junior Accountant / Asistent Kontabilist

Junior Accountant / Asistent Kontabilist

S & E LAZE AUDIT

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Asistent Finance e Kontabiliteti

Përshkrimi i Kompanisë:

S&E LAZE AUDIT, një shoqëri auditimi, eksperienca e së cilës daton që nga viti 1997, ofron një mundësi të shkëlqyer për të bashkëpunuar me një ekip të përkushtuar dhe të kualifikuar. Ne ofrojmë shërbime të specializuara në mbajtjen e llogarive, kontabilitet, konsulenca dhe shërbime të tjera të auditimit.

Vendodhja:

Komuna e Parisit, Tiranë

Detyrat për Asistent/e:

  • Asistim në mbajtjen e kontabilitetit
  • Verifikim, alokim, postim dhe rakordim i llogarive
  • Përgatitja e faturave dhe ndihma në proceset e klientëve
  • Asistim në njoftimin e klientëve mbi detyrimet tatimore
  • Ndihmë në kontrollet dhe deklaratat tatimore
  • Asistim në mbylljen e muajit dhe të vitit
  • Kryerje e detyrave të tjera funksionale

Kualifikimet për Asistent/e:

  • Diplomë Bachelor në Kontabilitet dhe/ose Financë
  • Diploma Master në Financë/Kontabilitet/Auditim përbën avantazh
  • Aftësi të mesme në MS Excel
  • Dëshira për të mësuar dhe për t'u rritur profesionalisht në fushën e kontabilitetit dhe auditimit
  • Komunikim i fortë ndërpersonal
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi sasiore
  • Përvojë pune në financë dhe kontabilitet përbën avantazh
  • Aftësi për të krijuar një mjedis pune etik me një qëndrim fleksibël dhe pozitiv

Aplikimi:

Ju lutemi aplikoni drejtpërdrejt nëpërmjet Linked-In ose dërgoni CV-në dhe një letër motivimi në adresën laze.audit@gmail.com deri më 28/08/2026.

Afati i Aplikimit:

28/08/2026

Bashkohuni me ekipin tonë dhe ndihuni pjesë e një rrugëtimi të suksesshëm në fushën e auditimit dhe kontabilitetit! 📊 #Intership #Karrierë #Financë #Kontabilitet #Auditim #Bilanc #Tatime #Fiskalizim #SELAZEAUDIT

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4445039569/

Kërkesat

Niveli: junior

Publikuar 30/07/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme