Posto punë

Ballina / Punët / Inxhinier Zbatimi ne Terren (S.AG)

Inxhinier Zbatimi ne Terren (S.AG)

AlbanianGarment

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Përmbledhja e Pozicionit:  Inxhinieri i Kantierit zbaton direktivat e Drejtuesit të Kantierit dhe kontrollon punimet në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe KTZ, dhe kushteve të sigurisë & shendetit në punë.

Te jete i gatshem te punoje ne Durres & Vlore.

Detyrat

  • Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit.
  • Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor në objekt, si ditar objekti, proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj.
  • Kontrollin e cilësisë dhe cështjet e sigurise në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhim QA/QC dhe HSE si dhe ligjeve nëfuqi.
  • Aprovimin e materialeve që implementohen në kantier.
  • Sigurimin e zbatimit te punimeve në përputhje me politikën e menexhimit të cilësisë të kompanisë.
  • Marjen në dorëzim të punimeve të zbatimit, kryerjen e Inspektimeve të rregullta.
  • Zbatimin me rigorozitet të kontratave të sipermarrjes.
  • Zbatimin me rigorozitet i rregullave teknike dhe kodit të veshjes.
  • Organizimin dhe Kordinimin me stafin në varësi (teknik, brigadier, hidraulik, elektriçist, topograf) per punime në kantier.
  • Kordinimin e programit të punës midis kontraktoreve, aty ku puna e tyre nderthuret ne faza të caktuara.
  • Evidentimin e nevojave për materiale, dhe mirë administrimin e tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëore.
  • Përgatitjen e raporte ditore, javore me problematika dhe ecurinë përkatëse.

Kualifikimet

Edukimi:  Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi.

Kualifikime te tjera:

  • Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondecat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike.
  • Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrakta të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi.
  • Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkelqyer me gojë dhe me shkrim ,përgatitje raportesh etj.
  • Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës.
  • Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (AUTOCAD, Paketën Office etj.)
  • Aftësi të tjera: Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikues

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-zbatimi-ne-terren-s-ag-at-albaniangarment-4328780746

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 22/12/2025 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme