Posto punë

Ballina / Punët / Inxhinier Zbatimi ne Terren (ED KONSTRUKSION SHPK)

Inxhinier Zbatimi ne Terren (ED KONSTRUKSION SHPK)

ASEL Albania

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Shoqeria "ED KONSTRUKSION SHPK" sh.p.k nje nga Kompanite lider ne fushen e ndertimit kerkon: Inxhinier Zbatimi ne Terren ( Kantier)

Përmbledhja e Pozicionit : Inxhinieri i Kantierit zbaton direktivat e Drejtuesit të Kantierit dhe kontrollon punimet në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe KTZ, dhe kushteve të sigurisë & shendetit në punë.

Detyrat

  • Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit.
  • Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor në objekt, si ditar objekti, proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj.
  • Kontrollin e cilësisë dhe cështjet e sigurise në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhim QA/QC dhe HSE si dhe ligjeve nëfuqi.
  • Aprovimin e materialeve që implementohen në kantier.
  • Sigurimin e zbatimit te punimeve në përputhje me politikën e menexhimit të cilësisë të kompanisë.
  • Marjen në dorëzim të punimeve të zbatimit, kryerjen e Inspektimeve të rregullta.
  • Përgatitjen e "snagging list" ose te punimeve me mangësi ose të papërfunduara si pjese e procesit të kolaudimit.
  • Zbatimin me rigorozitet të kontratave të sipermarrjes.
  • Zbatimin me rigorozitet i rregullave teknike dhe kodit të veshjes.
  • Organizimin dhe Kordinimin me stafin në varësi (teknik, brigadier, hidraulik, elektriçist, topograf) per punime në kantier.
  • Kordinimin e programit të punës midis kontraktoreve, aty ku puna e tyre nderthuret ne faza të caktuara.
  • Evidentimin e nevojave për materiale, dhe mirë administrimin e tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëore.
  • Përgatitjen e raporte ditore, javore me problematika dhe ecurinë përkatëse.

Edukimi : Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi.

Kualifikime te tjera: Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondecat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike.

  • Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrakta të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi.
  • Aftësi për të prezantuar neë mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkelqyer me gojë dhe me shkrim ,përgatitje raportesh etj.
  • Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës.
  • Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS- PROJECT (ose PRIMAVERA) etc.)
  • Aftësi të tjera: Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-zbatimi-ne-terren-ed-konstruksion-shpk-at-asel-albania-4421101286

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 05/06/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme