Përshkrimi
Inxhinier Projektues Strukturist per projekte rezidenciale
DETYRAT KRYESORE:
Projektuesi eshte pergjegjes per:
· Përgatitja e planeve, detajeve dhe vizatimeve teknike.
· Bashkëpunimi i ngushtë me arkitektët, inxhinierët e tjerë dhe kontraktorët gjatë fazave të ekzekutimit.
· Hartimi dhe dorëzimi i dokumentacionit të plotë teknik për objektet e planifikuara për t'u ndërtuar.
KRITERET KRYESORE
· Te jetë i diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi Strukturist.
· Te ketë minimumi 3 vite eksperiencë pune në projekte civile.
· Njohuri dhe eksperiencë në përdorimin e software-ve të projektimit.
· Të ketë aftësi te mira komunikuese me shkrim dhe verbal.
· Të jetë i gatshëm të punojë jashtë Tirane.
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit careers@gener2.al ose të plotësojnë formularin e aplikimit në faqen zyrtare www.gener2.al në seksionin “apliko online”.
Afati i fundit i aplikimit është data 03 Prill 2026, ora 17:00.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 11/03/2026 · Skadon 19/01/2027