Posto punë

Ballina / Punët / Inxhinier Mekanik (Mabetex Group) Palase

Inxhinier Mekanik (Mabetex Group) Palase

DM Consulting Services

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Inxhinieri Mekanik është përgjegjës për projektimin, mbikëqyrjen dhe zbatimin e sistemeve mekanike në objekt, si sistemet HVAC (ngrohje, ventilim dhe ajër i kondicionuar), instalimet hidraulike dhe sistemet e tjera teknike. Ai siguron që të gjitha instalimet të realizohen sipas projektit, standardeve teknike dhe kërkesave funksionale të objektit.

Detyrat

  • Kontrollon përputhshmërinë e vizatimeve MEP me projektin arkitektonik dhe strukturor (kalimet e tubacioneve/kanaleve, hapjet, lartësitë e tavaneve, koordinimi me elementet strukturore);
  • Verifikon në kantier që instalimet mekanike (HVAC, tubacione, pajisje) zbatohen sipas projektit dhe nuk krijojnë konflikte me strukturën dhe arkitekturën, duke koordinuar çdo ndryshim të nevojshëm me disiplinat përkatëse;
  • Mbikëqyr instalimin e sistemeve mekanike në kantier;
  • Siguron zbatimin korrekt të projekteve mekanike;
  • Koordinon punën me inxhinierët e disiplinave të tjera dhe ekipet në terren;
  • Kontrollon cilësinë e materialeve dhe të instalimeve;
  • Ndjek progresin e punimeve dhe përputhshmërinë me afatet;
  • Identifikon dhe zgjidh problematika teknike gjatë zbatimit;
  • Merr pjesë në testimin dhe vënien në punë të sistemeve.

Kualifikimet

  • Diplomë në Inxhinieri Mekanike
  • Njohuri të sistemeve HVAC, hidraulike dhe instalimeve teknike
  • Aftësi në leximin dhe interpretimin e projekteve mekanike
  • Njohuri në programe teknike (AutoCAD, ose të ngjashme)
  • Aftësi të mira organizimi dhe komunikimi
  • Përvojë në kantier (Avantazh)

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-mekanik-mabetex-group-palase-at-dm-consulting-services-4423201047

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 01/06/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme