Posto punë

Ballina / Punët / Inxhinier Kuantifikimi

Inxhinier Kuantifikimi

Gener 2

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Inxhinier Kuantifikimit eshte pergjegjes per volumet e punimeve dhe per te gjithe dokumentacionin tekniko ekonomik te te gjitha punimeve.

DETYRAT KRYESORE:

  • Raportimi i punës së realizuar dhe shpenzimeve përkatëse.
  • Hartimi i librezave të masave për të gjithë proceset e punës së realizuar.
  • Hartimi i situacioneve sipas kontratave apo marrëveshjeve me nënkontraktorët
  • Raportimi i progresit fizik për çdo kontratë apo marrëveshje me nënkontraktorë.
  • Monitorimi i termave të kontratës dhe volumeve të parashikuara prej saj.
  • Hartimi i situacionit mujor sipas buxhetit të projektit shoqëruar me librezat e masave dhe vizatimet (as-built) përkatëse.
  • Alokimi i shpenzimeve sipas zërave të buxhetit.
  • Merr pjesë në realizimin e inventarit mujor të objektit.
  • Monitorimi i normave për materiale, makineri e punëtori sipas analizave të parashikuara në buxhet.

KRITERET KRYESORE:

  • Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, profili Gjeodezi ose Inxhinier Ndertimi;
  • Të ketë mbi 3 vjet eksperiencë në zbatim dhe ne pergatitje libreza masash dhe situacionesh; Preferohet eksperience ne projekte civile dhe infrastrukturore;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Njohuri shumë të mira Paketës Office, Autocad;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe të punës në grup;
  • Të jetë i gatshëm të punojë jashtë Tirane.
  • Te zoteroje patente te klasit B.

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit careers@gener2.al ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”.

Afati i fundit i aplikimit është data 20 Mars 2026, ora 17:00.

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-kuantifikimi-at-gener-2-4378161536

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 03/03/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme