Posto punë

Ballina / Punët / Inxhinier i Sistemeve të Sigurisë Fizike

Inxhinier i Sistemeve të Sigurisë Fizike

Synapse ATS Sh.p.k

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

SYNAPSE , është një integrator sistemesh që ofron zgjidhje, sisteme dhe shërbime për Godina, Qendrat e të Dhënave (DC), Infrastrukturë Telekomunikacioni, dhe Infrastrukturë Kritike.

Detyrat

  • Mbledhja dhe analiza e informacionit, duke përfshirë takime me klientët dhe stafin e sigurisë për të kuptuar nevojat dhe objektivin e sistemit të sigurisë fizike.
  • Projektimi i sistemeve të sigurisë fizike duke përfshirë sistemet CCTV, sistemet e kontrollit të hyrje/daljeve, sistmet e alarmeve, sistemet e dedektimi dhe shuarjes së zjarrit.
  • Pershkrim Funksional i Sistemeve (High Level Design)
  • Shkrimi i Specifikimeve teknike te produkteve
  • Krijimi i Vizatimeve Teknike ne CAD (Shop drawings)
  • Pershkrimi i Detajuar per Zbatimin e Projektit (Low Level Design)
  • Krijimi i Vizatimeve Teknike pas zbatimit te projektit (As-Build drawings)
  • Koordinimi i ekipit të instalimit fizik në terren dhe kontrolli i cilësisë së instalimit.
  • Konfigurimi, zgjidhja e problemeve dhe integrimi i sistemeve të sigurisë fizike.
  • Testimi dhe vlerësimi i performancës së sistemeve të sigurisë.
  • Dokumenton zgjidhjen teknike të implementuar, si edhe pergatit raportin e instalimit.
  • Trajnimi dhe mbështetja teknike e përdoruesve.

Kërkesat

  • Diplomë universitare BSc, ose Master në Inxhinieri Mekatronike, Elektronike, ose fusha të ngjashme.
  • Minimalisht 3 vite përvojë në projektim, implementim dhe mirëmbajtje të sistemeve të sigurisë fizike duke përfshirë sisteme CCTV, Kontrolli të Hyrje/Daljeve, Siseme Alarmi dhe Dedektim Zjarri.
  • Njohuri bazë në teknologjitë e rrjetave kompjuterike si TCP/IP, VLAN, DNS, dhe SNMP.
  • Familjar me parimet bazë elektrike, tensioni, rryma, matja e tensionit, rrymës, tokëzimi.
  • Njohuri shumë të mira te gjuhes angleze

Orari i punës

Nga e hëna në të premte: 8:00 – 16:30

Të shtunën: 8:00 – 12:30

Aplikimet

eMail: bernard.toci@synapse.al

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-i-sistemeve-t%C3%AB-siguris%C3%AB-fizike-at-synapse-ats-sh-p-k-3950472797

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 02/03/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme