Përshkrimi
Shoqeria “Solomon Group” shpk është një kompani dinamike që operon në fushën e ndërtimit dhe import eksportit. Me një qasje të orientuar drejt cilësisë, besueshmërisë dhe rritjes së qëndrueshme, Solomon Group bashkëpunon me partnerë vendas dhe ndërkombëtarë për të sjellë risi në fushën e ndërtimit për tregun vendas.
Kompania investon vazhdimisht në zhvillimin e saj dhe në ndërtimin e një ekipi profesional, duke ofruar mundësi reale rritjeje dhe një mjedis pune bashkëkohor.
Solomon Group shpk po rekruton staf profesional për pozicionin e mëposhtëm:
Inxhinier Hidroteknik
Përshkrimi i pozicionit:
Përgjegjës për sistemet hidraulike në projekt.
Kërkesat:
- Diplomë përkatëse;
- Minimum 7 vite përvojë pune;
- Minimum 5 vite në pozicion të ngjashëm;
- Përvojë në sisteme ujësjellsi, kanalizimi dhe drenazh;
- Njohuri të standarteve teknike hidraulike;
- Aftësi për zgjidhjen e probleme teknike në terren;
- Aftësi koordinimi me ekipet e tjera.
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 11/02/2026 · Skadon 19/01/2027