Posto punë

Ballina / Punët / Inxhinier Elektrik

Inxhinier Elektrik

Gjonaj Group Holdings

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Infotelecom , pjesë e Gjonaj Group Holding , po kërkon një Inxhinier Elektrik të përkushtuar dhe me aftësi teknike të forta për t’iu bashkuar ekipit tonë. Kandidati do të jetë përgjegjës për menaxhimin dhe optimizimin e prodhimit të energjisë në HEC-et dhe parqet fotovoltaike, duke siguruar operacione efikase, raporte të sakta dhe zbatim të kontratave të menaxhimit. Ky rol kërkon ekspertizë teknike të lartë, aftësi udhëheqëse dhe koordinim efektiv me ekipet e brendshme dhe partnerët e jashtëm.

Detyrat Kryesore:

  • Skedulimi dhe menaxhimi i prodhimit të energjisë së 2 HEC-eve përmes sistemeve SCADA.
  • Skedulimi dhe menaxhimi i prodhimit të energjisë së parqeve fotovoltaike përmes sistemeve SCADA.
  • Menaxhimi dhe kontrolli i stafit të zyrës së skedulimit, monitorimit dhe sistemit SCADA.
  • Përgatitja e raporteve periodike mbi performancën e prodhimit të energjisë.
  • Zbatimi rigoroz i kontratave të menaxhimit të HEC-eve, parqeve fotovoltaike ose eolike.
  • Asistimi në projektet në zhvillim të zyrës EPC (parqe fotovoltaike, turbina eolike, etj.) duke përfshirë projektimin dhe supervizimin.
  • Mbështetja e zyrës EPC në procese të ndryshme teknike.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike.
  • Minimum 3 vite eksperiencë relevante (eksperienca në skedulimin dhe menaxhimin e energjisë së HEC-eve përbën avantazh).
  • Aftësi të forta teknike dhe në përgatitjen e raporteve teknike.
  • Aftësi të mira komunikimi me kolegët dhe nënkontraktorët.
  • Iniciativë, fleksibilitet dhe gatishmëri për orar pune të përshtatshëm.
  • Njohuri të mira në AutoCAD dhe paketën Microsoft Office; njohuritë në programe të tjera të fushës përbëjnë avantazh.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-elektrik-at-gjonaj-group-holdings-4345210600

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 19/12/2025 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme