Posto punë

Ballina / Punët / Internship

Internship

Albgroup

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Albacademy ofron mundësi Internship për studentë ose të sapodiplomuar që dëshirojnë të fitojnë përvojë praktike në planifikimin, organizimin dhe zbatimin e projekteve akademike dhe trajnimeve profesionale. Ky rol është ideal për ata që synojnë të zhvillohen në fushën e menaxhimit të projekteve dhe edukimit.

Detyrat kryesore:

  • Asistim në përgatitjen, koordinimin dhe monitorimin e projekteve dhe trajnimeve
  • Përgatitje dhe shpërndarje e materialeve mbështetëse për pjesëmarrësit
  • Mbështetje në organizimin e eventeve, seminareve dhe aktiviteteve të Academy
  • Hulumtim dhe mbledhje informacioni për projektet në zhvillim
  • Komunikim me pjesëmarrës, partnerë dhe trajnerë
  • Përditësim i databazave dhe raporteve të brendshme
  • Mbështetje administrative për ekipin e projekteve

Kualifikimet e kërkuara;

  • Student ose i sapodiplomuar në Menaxhim, Shkenca Sociale, Edukim, Ekonomi ose fusha të ngjashme
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxhimi të kohës
  • Njohuri bazë në Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint)
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të marrë iniciativa
  • Përvoja në aktivitete vullnetare, projekte apo evente përbën avantazh

Cfarë ofrojmë ne:

  • Eksperiencë praktike në menaxhimin e projekteve akademike
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe zgjerimi të rrjetit profesional
  • Certifikatë për përfundimin e internship-it
  • Mundësi punësimi në të ardhmen bazuar në performancë

Nëse je i/e interesuar, dërgo CV-në dhe një letër të shkurtër motivimi në:

📧 hr@albgroup.al

📞 +355 67 401 0031

Bëhu pjesë e ekipit tonë dhe zhvillo potencialin tënd profesional me Albacademy

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/internship-at-albgroup-4364414158

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 13/02/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme