Përshkrimi
Nëse keni pasion për zhvillimin e softuer ë ve dhe dëshironi të fitoni eksperiencë praktike duke u angazhuar në projekte reale, kjo është një mundësi shumë e mirë për ju.
Pozicioni: Full Stack Developer – Internship
Vendndodhja: On-site, Intermedia Shpk
Mundësi punësimi pas përfundimit të suksesshëm të internship-it
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mbështetje në zhvillimin e funksionaliteteve si në front-end ashtu edhe në back-end.
- Bashkëpunim i vazhdueshëm me ekipin për implementimin e moduleve të reja dhe optimizimin e atyre ekzistuese.
- Pjesëmarrje aktive në proceset e testimit dhe debugimit.
- Kontribut në integrime të ndryshme brenda aplikacioneve.
Kualifikimet e kërkuara:
- Njohuri bazike në HTML, CSS dhe JavaScript.
- Njohuri fillestare në një gjuhë back-end (preferohet Java).
- Njohuri bazë mbi databaza relacione.
- Vullnet i lartë për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht.
- Aftësi të mira komunikimi dhe punë efektive në ekip.
Përbën avantazh:
- Eksperiencë ose njohuri me framework-e si React apo Angular.
- Njohuri me Spring Boot ose teknologji të tjera back-end.
Ky internship ofron një ambient profesional dhe një mundësi të shkëlqyer për të ndërtuar eksperiencë reale full stack dhe për të hedhur hapa të sigurt drejt një karriere në zhvillimin e softuer ëve .
📩 Aplikoni duke dërguar CV-në në: info@intermedia.al
ose aplikoni direkt përmes LinkedIn.
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 30/12/2025 · Skadon 19/01/2027