Posto punë

Ballina / Punët / Interior Architect

Interior Architect

Brunes Group

Punë Vlorë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Pozicioni: Arkitekt InteriorQëllimi i Pozicionit

Arkitekti i Showroom-it është përgjegjës për këshillimin profesional të klientëve në përzgjedhjen e mobiljeve, kuzhinave dhe elementëve të arredimit, duke ofruar zgjidhje funksionale dhe estetike sipas nevojave të tyre. Përgatit projekte dhe vizualizime, ndjek procesin e shitjes dhe siguron një eksperiencë cilësore gjatë gjithë procesit.

Përgjegjësitë Kryesore

  • Pret dhe asiston klientët në showroom, duke identifikuar nevojat dhe preferencat e tyre.
  • Ofron konsulencë profesionale për arredimin e ambienteve të banimit dhe biznesit.
  • Realizon projekte, planimetri dhe vizualizime sipas kërkesave të klientit.
  • Prezanton zgjidhjet më të përshtatshme për mobilim, materiale dhe aksesorë.
  • Përgatit ofertat ekonomike dhe ndjek procesin deri në finalizimin e shitjes.
  • Bashkëpunon me departamentet e shitjes, porosive, logjistikës dhe montimit për realizimin e projektit.
  • Ndjek ecurinë e porosive dhe mban komunikim të vazhdueshëm me klientët.
  • Siguron që projektet të jenë teknikisht të realizueshme dhe në përputhje me standardet e kompanisë.
  • Ndjek trendet më të fundit në arkitekturë, dizajn interieri dhe mobilim.
  • Zbaton politikat dhe procedurat e kompanisë.

Kualifikimet e Kërkuara

  • Diplomë universitare në Arkitekturë, Dizajn Interieri ose degë të ngjashme.
  • Minimumi 2 vite eksperiencë në projektim interieri, mobilim ose shitje.
  • Njohuri shumë të mira të AutoCAD, SketchUp, 3ds Max, Revit ose programeve të ngjashme.
  • Aftësi të mira komunikuese, organizative dhe negociuese.
  • Orientim ndaj klientit dhe shitjes.
  • Njohuri të paketës Microsoft Office.
  • Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.

Vendndodhja: Brunes Vlore

Pagë konkurruese + bonuse

Apliko ne Linkedin ose hr@brunes.al

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/interior-architect-at-brunes-group-4432750972

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 02/07/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme