Posto punë

Ballina / Punët / Graphic Design Intern

Graphic Design Intern

Contemporary Student Solutions Albania

Punë Punë në distancë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

💻 Remote | 🎓 Internship | ⏰ Orar fleksibël

Përshkrimi i Kompanisë

International Student Identity Card (ISIC) është karta e vetme e identitetit studentor e njohur globalisht, që ofron mbi 150,000 përfitime për studentë në mbarë botën 🌍. E themeluar në vitin 1953 dhe e mbështetur nga UNESCO, ISIC shërben si standard ndërkombëtar për verifikimin e statusit studentor dhe promovon shkëmbimin kulturor dhe mobilitetin akademik. Contemporary Student Solutions Albania (CSSA) është përfaqësuesi zyrtar i ISIC në Shqipëri dhe po ndërton aktivisht prezencën vizuale dhe dixhitale të ISIC në tregun shqiptar.

Përshkrimi i Rolit

Po kërkojmë një Graphic Designer Intern të motivuar për t’u bashkuar me ekipin tonë në një praktikë profesionale remote, pa pagesë, e cila synon të ofrojë eksperiencë reale profesionale dhe të ndihmojë studentët të ndërtojnë portofolin e tyre të parë në dizajn grafik dhe komunikim digjital.

ISIC është një organizatë e krijuar fillimisht nga studentë për studentë, dhe kjo praktikë ndjek të njëjtin parim: t’u japë të rinjve mundësinë të kontribuojnë aktivisht në përfaqësimin e një brandi ndërkombëtar, duke fituar aftësi praktike që përdoren realisht në tregun e punës.

Praktikanti/ja do të fokusohet kryesisht në krijimin e materialeve grafike për:

  • rrjete sociale 📱
  • website 🌐
  • komunikime dhe materiale promocionale

Fokusi kryesor do të jetë prezantimi vizual i brandit ISIC, partnerëve tanë dhe përfitimeve për studentët, duke përdorur kryesisht Canva si mjet dizajni, si dhe duke punuar sipas udhëzimeve të branding guidelines.

Përgjegjësitë Kryesore 🎯

  • Krijimi i grafikave për rrjete sociale (postime, story, bannera, etj.)
  • Dizajnimi i materialeve vizuale për website dhe komunikime digjitale
  • Adaptimi i përmbajtjes sipas brand-guidelines të ISIC
  • Prezantimi vizual i partnerëve dhe përfitimeve për studentët
  • Bashkëpunimi me ekipin për ide kreative dhe fushata vizuale
  • Menaxhimi i materialeve grafike në mënyrë të organizuar

Kualifikimet e Kërkuara ✨

  • Student / e sapodiplomuar në dizajn grafik, komunikim, marketing ose fusha të ngjashme
  • Përdorim i mirë i Canva (ose mjete të tjera dizajni si Adobe Illustrator / Photoshop)
  • Ndjenjë e fortë estetike dhe vëmendje ndaj detajeve
  • Kreativitet dhe dëshirë për të mësuar
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur (remote)
  • Njohuri bazë të rrjeteve sociale përbëjnë plus

(Eksperienca profesionale nuk është e domosdoshme)

Çfarë Ofrojmë 🎓

  • Praktikë 100% remote me orar fleksibël
  • Eksperiencë reale në branding & social media design
  • Punë me një brand ndërkombëtar
  • Mundësi për të ndërtuar portfol real
  • Referencë dhe rekomandim pas përfundimit të praktikës
  • Ambient bashkëpunues dhe mundësi mësimi

Si të Aplikoni 📩

Të interesuarit ftohen të aplikojnë përmes LinkedIn ose të dërgojnë cv-në dhe një prezantim të shkurtër ku përshkruajnë motivimin dhe disponueshmërinë e tyre ne emailin contact@studentcard.al.

Punë në distancë: Po

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/graphic-design-intern-at-contemporary-student-solutions-albania-4343625255

Kërkesat

Niveli: junior

Publikuar 15/12/2025 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme