Posto punë

Ballina / Punët / Financier / Administrativ

Financier / Administrativ

OMNES agency

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Omnes është duke zgjeruar staf dhe po kërkon një Financier/Administrativ të saktë dhe të organizuar, i cili do të merret kryesisht me menaxhimin e dokumentacionit financiar dhe administrativ ditor.

Përgjegjësitë kryesore:

·       Hedhja, regjistrimi dhe kontrolli i faturave të blerjes dhe shitjes

·       Mbajtja dhe përditësimi i evidencave financiare

·       Regjistrimi dhe monitorimi i orëve të punës së punonjësve

·       Llogaritja e pushimeve vjetore, lejeve dhe orëve shtesë

·       Përgatitja e raporteve mujore për orët e punës dhe kostot përkatëse

·       Bashkëpunimi me departamentin e financës/kontabilitetit

·       Komunikimi me partnerë ose klientë në gjuhën italiane

·       Arkivimi dhe administrimi korrekt i dokumentacionit

Kërkesat:

·       Diplomë në Ekonomi, Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme

·       Eksperiencë e mëparshme në pozicion administrativ ose financiar (avantazh)

·       Njohuri shumë të mira të gjuhës italiane

·       Njohuri të mira të MS Excel dhe programeve financiare/administrative

·       Saktësi, përgjegjshmëri dhe vëmendje ndaj detajeve

·       Aftësi të mira organizative dhe menaxhim kohe

·       Gatishmëri për të punuar full-time, në zyrë

Ne ofrojmë:

·       Kontratë të rregullt pune

·       Ambient pune të qëndrueshëm dhe profesional

·       Pagë konkurruese, sipas eksperiencës

·       Mundësi zhvillimi profesional

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/financier-administrativ-at-omnes-agency-4355887337

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 26/01/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme