Posto punë

Ballina / Punët / Financial Assistant

Financial Assistant

Kalaja Talent Consulting

Punë Tiranë Shqipëria Burime njerëzore

Përshkrimi

Asistente Finance

Për një nga bashkëpunëtorët tanë jemi në kërkim të një Asistente Finance të organizuar dhe të përgjegjshme, e cila dëshiron të zhvillojë karrierën në fushën e financës.

Përgjegjësitë:

  • Regjistrimi i faturave të shitjes dhe blerjes, arkës dhe bankës.
  • Kontrolli dhe përditësimi i transaksioneve financiare ditore.
  • Menaxhimi i llogarive të arkëtueshme dhe të pagueshme.
  • Rakordimi i pagesave me klientët, furnitorët dhe bankat.
  • Përditësimi i të dhënave në sistemin financiar.
  • Arkivimi i dokumentacionit financiar.
  • Mbështetje në detyra të tjera të departamentit të financës.

Kualifikimet:

  • Diplomë në Financë–Kontabilitet.
  • Eksperiencë fillestare në financë ose kontabilitet.
  • Njohuri shumë të mira të Microsoft Office, veçanërisht Excel.
  • Njohuri në programin Financa 5 përbëjnë avantazh.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Aftësi të mira organizative, analitike dhe komunikuese.
  • Përpikmëri, përgjegjshmëri dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur.

📩 Për të aplikuar:

Dërgoni CV-në tuaj në aviola.isufi@ktc.al ose kontaktoni në 069 409 3986 .

Punë në distancë: Po

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/financial-assistant-at-kalaja-talent-consulting-4431501271

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 29/06/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme