Posto punë

Ballina / Punët / Finance Officer

Finance Officer

Heb's Albania

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Kompania jonë është në kërkim të një Finance Officer të motivuar dhe të organizuar, i cili do të mbështesë aktivitetet financiare ditore dhe do të kontribuojë në menaxhimin efikas të proceseve financiare.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

* Përgatitja dhe analizimi i raporteve financiare periodike

* Menaxhimi dhe mbajtja e marrëdhënies së vazhdueshme me studion e kontabilitetit, duke siguruar shkëmbim të saktë dhe në kohë të informacionit financiar

* Koordinimi i dokumentacionit financiar me kontabilistin e jashtëm

* Përgatitja dhe monitorimi i P&L (Profit & Loss)

* Kontrolli dhe rakordimi i lëvizjeve bankare

* Ndjekja dhe verifikimi i transaksioneve financiare

* Kryerja e inventarizimeve periodike dhe raportimi i diferencave

* Mbështetje në proceset e mbylljes mujore dhe vjetore

* Sigurimi i saktësisë dhe përputhshmërisë së të dhënave financiare

Kualifikimet e kërkuara:

* Diplomë në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme

* 2–4 vite eksperiencë në rol të ngjashëm

* Njohuri të mira të proceseve financiare dhe kontabël

* Aftësi shumë të mira analitike dhe organizative

* Njohuri në përdorimin e Excel dhe programeve financiare (ERP/CRM përbën avantazh)

* Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi

Ne ofrojmë:

* Ambient pune profesional dhe mbështetës

* Mundësi zhvillimi dhe rritjeje në karrierë

* Pagë konkurruese bazuar në eksperiencë

* Respektim 100% të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/finance-officer-at-heb-s-albania-4429837824

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 24/06/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme