Posto punë

Ballina / Punët / Electrical Project Manager

Electrical Project Manager

Kalaja Talent Consulting

Punë Tiranë Shqipëria Burime njerëzore

Përshkrimi

Kerkojme te punesojme Menaxher Projekti -Inxhinier Elektrik ne Palase per nje nga bashkepunetoret tane.

Pergjegjësite:

  • Pergatit te gjithe dokumentacionin e nevojshme per fillimin e punes ne objekt sipas listes ne
  • dokumentin ”Procedura Hapje Kantieri”.
  • Pergjegjes per pergatitjen dhe kontrollin e vazhdueshem te nje plan buxhet te plote per projektin mbasi ka kontrolluar vizatimet e projektit, specifikimet e tij, kontraten dhe ofertene miratura nga investori / kontraktori.
  • Planifikon dhe pergatit planin e punes per projektin ne perputhje me planin e projektit te ndertimit
  • Planifikon fuqine punetore me drejtuesin teknik, kombinimi dhe drejtimi i ketij ekipi projekti dhe menaxhimi i ketij grupi ne menyre sa me te disiplinuar.
  • Pergjegjes per evidentimin e bazes materiale ne objekt dhe sigurimin e tyre ne bashkepunim me departamentet perkatese.
  • Bashkepunon me Inxhinierin e kantierit per te analizuar kerkesat per baze materialesh nese jane ne perputhje me projektin elektrik dhe i dergon ato tek furnitori per porosi. (ky material pergatitet nga ing. i kantierit)
  • Monitoron me ing. Kantierit ose Skuadren e Punes ecurine e punimeve ndertimore per
  • kryerjen e punimeve ne kohen perkatese.
  • Ne bashkepunim me Inxhinierin e kantierit pergatit dhe propozon tek administratori oferten per kerkesa te projektit per zera te parashikuara ne kontrate.
  • Menaxhon korrenspondecen dhe dokumentat e projektit ne perputhje me kontraten ose sipas praktikave te kompanise.
  • Kujdeset qe te gjitha materialet sensitive te jene edhe ne folderin elektronik (share), sipas struktures te organizimit te tyre te miratuar
  • Monitoron ecurine e punonjesve te objektit dhe eshte ne dijeni per prezencen e tyre ne
  • pune. Pergatit ne kohe timesheet (koheshenues) per projektet e ngarkuara dhe dorezon sipas afatit te paracaktuar ato prane drejtuesit teknike.
  • Negocion dhe zgjidhe kerkesat e klientit.
  • Asiston kostoistin me informacione teknike qe sherbejne per menaxhimin e aspektit financiar te projektit.
  • Perfaqeson kompanine ne takime nga investitori/kontraktori lidhur me projektin.
  • Supervizon dhe monitoron ing. Kantierit / Skuader e punes per projektet qe eshte pergjegjes.
  • Menaxhon faturimin e objektit duke u dakortesuar me departamentin e Finances dhe te dorezoje ne kohe dokumentacion e kerkuar per te mundesuar faturimin mujor.
  • Pergatit dhe dorezon te gjithe dokumentacionin per procedurat e mbylljes se projektit sipas kontrates ose sipas kerkesave te investitorit.
  • Kryen post analiza per kostot e projektit, per te percaktuar vende me hapsira per permisime ne projekte te tjera dhe i raporton tek administratori dhe tek kostoisti
  • Nuk negocion shtesa kontrate per zera qe nuk jane pjese e kontrates pa miratimin e administratorit.
  • Raporton ne menyre direkte tek Administratori i kompanise dhe merr raporte nga inxhinieri i kantierit dhe/ose direkt nga skuadra e punes.

Aftësitë:

Perdorim te Autocad

 Perdorim te mire te paketes Microsoft Office (Word, Excel)

 Leje Drejtimi Kategoria B

 Te kete njohuri te mira ne gjuhet e huaja anglisht/italisht

 Komunikim profesional me koleget.

 Aftesi per te kryer detyra ne menyre profesionale dhe brenda etikes se punes

 Aftesi per te motivuar veten dhe grupet e punes

 Aftësi superiore deleguese dhe menaxhuese

 Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës, planifikimit dhe menaxhimit të burimeve.

EKSPERIENCA:

  • Te kete perfunduar studimet e larta ne Automatizim, Energjitike, Elektrike Etj.
  • Te disponoje certifikata apo kualifikime te ndryshme
  • Te kete eksperience ne menaxhimin e nje projekti mbi 3-4 vite.

Te interesuarit te kontaktojne ne numrin 0694093986 ose te dergojne cv ne adresen aviola.isufi@ktc.al

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/electrical-project-manager-at-kalaja-talent-consulting-4374893190

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 25/02/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme