Përshkrimi
S&D INVEST SH.A., e themeluar ne vitin 2008, është një nga kompanitë lider në zhvillimin e projekteve rezidenciale dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme në Shqipëri. Me fokus të vazhdueshëm në cilësi, profesionalizëm dhe inovacion, kompania realizon projekte sipas standardeve të larta, duke ndërtuar partneritete të qëndrueshme me klientët.
Rreth pozicionit
Jemi në kërkim të një Ekonomist/e të organizuar dhe të orientuar ndaj detajeve, i cili do të mbështesë aktivitetin financiar të kompanisë përmes administrimit të proceseve financiare, rakordimeve periodike dhe raportimeve të brendshme.
Përgjegjësitë kryesore
- Rakordon marrëdhëniet financiare me kompanitë e grupit.
- Kryen rakordime periodike me klientët sipas rezidencave përkatëse.
- Përgatit raporte të brendshme financiare sipas rezidencave.
- Administron financiarisht sistemin e parkimit.
- Kryen fiskalizimin dhe kontrollin e shitjeve mujore të parkimeve.
- Përgatit raporte dhe analiza të tjera financiare sipas kërkesave të departamentit.
- Mbështet ekipin financiar në aktivitetet e përditshme dhe procese të tjera të departamentit.
Kualifikimet
- Diplomë Bachelor në Financë, Kontabilitet, Audit ose Administrim Biznesi.
- Master përbën avantazh.
- 1–3 vite eksperiencë pune në një pozicion të ngjashëm.
- Njohuri të mira të Paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
- Preferohet eksperiencë në përdorimin e programit Alpha Web.
- Aftësi të mira analitike, organizative dhe komunikimi.
- Përgjegjshmëri, saktësi dhe aftësi për të respektuar afatet.
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/ekonomist-e-at-agikons-4441817208
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 24/07/2026 · Skadon 19/01/2027