Posto punë

Ballina / Punët / Ekonomist/e - Financier/e (VINEA RESORT & SPA)

Ekonomist/e - Financier/e (VINEA RESORT & SPA)

DM Consulting Services

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

VINEA RESORT & SPA kerkon te punesoj e: Ekonomist/e - Financier/e​

Detyrat

  • Analizon të dhënat financiare për të identifikuar gjëndjen financiare të kompanisë.
  • Asiston në punët e përditshme të departamentit të Financës.
  • Koordinon përgatitjen e pasqyrave financiare & raporteve financiare.
  • Regjistron veprimet e magazinës, realizon rakordimet në lidhje me lëvizjet e materialeve.
  • Përgjegjës për komunikimin dhe koordinimin e punës me Institucionet e tatim taksave.
  • Pergatitje raportesh financiare periodike& rakordim klient furnitoresh.
  • Zhvillon kontroll të faturave të shitjes, regjistrimin e produkteve, nxjerrjen e kostove dhe rakordimin me klientët.
  • Bashkëpunon me Menaxherët e tjerë që të ofrojë konsulencë për iniciativat e planifikuara nëpërmjet analizave financiare, raporteve si dhe rekomandimeve.
  • Analizon likuiditetin si dhe kontrollon kostot me qëllim që të orientojë Drejtuesit e shoqërisë.
  • Kontrollon përgatitjen e listës së pagave dhe pagesat e përfitimeve për stafin.

Kualifikimet

  • Të ketë kryer arsimin e lartë Ekonomik, preferohet në Financë/Kontabilitet.
  • Përdorues shumë i/e mirë i/e paketës MS Office dhe Programeve financiare si Financa 5 dhe Alpha.
  • Të ketë mbi 5 vite eksperiencë në pozicione te ngjashme.
  • Të jetë i/e komunikueshëm, të dije të punojë në grup dhe të ketë aftësi shumë të mira analitike.
  • I/E aftë për të përballuar volumin dhe ngarkesën në punë.

Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/ekonomist-e-financier-e%E2%80%8B-vinea-resort-spa-at-dm-consulting-services-4433939762

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 06/07/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme