Posto punë

Ballina / Punët / Drejtues Operacional

Drejtues Operacional

Rekrutime Agikons

Punë Tiranë Shqipëria Ndërtim dhe patundshmëri

Përshkrimi

Mundësi Karriere në S & D Invest

Rreth Nesh:

Agikons sh.p.k është një kompani ndërtimi me mbi 20 vite eksperiencë në tregun vendas dhe ndërkombëtar. E njohur për standardet e larta të cilësisë dhe profesionalizmit, kompania mbështet zhvillimin e vazhdueshëm të stafit të saj, duke ofruar një ambient pune mikpritës dhe mundësi reale për avancim në karrierë.

 Si pjesë e grupit Agikons, edhe kompania S&D Invest operon në përputhje me këto vlera.

Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit, S&D Invest Sh.a kërkon të punësojë një Drejtues Operacional i cili do të ketë një rol kyç në drejtimin dhe mbikëqyrjen e funksioneve financiare të kompanisë.

Drejtues Operacional

DETYRAT :

  • Drejton punën e sektorëve të mirëmbajtjes, gjelbërimit, pastrimit dhe transportit
  • Planifikon bashkë me menaxherët e sektorëve planet vjetore, mujore, javore dhe ditore.
  • Monitoron ne menyrë periodike planet ditore nga sektorët përkatës dhe kontrollon raportimin e tyre.
  • Dergon per miratim planet mujore per sektoret: Pastrim, Mirëmbajtje, Gjelbërim.
  • Dërgon tek eprori direkt raportimin e planeve ditor të punës.
  • Kontrollon ditarin e punimeve, preventivat dhe situacionet dhe i përcjell ato për miratim tek eprori.
  • Kontrollon listë-prezencat e sektorëve
  • Kontrollon nevojat për materiale dhe bazuar tek nevojat dhe kërkesat e sektorëve i dërgon ato për prokurim, duke ndjekur proçesin deri në blerjen e tyre.
  • Kontrollon kërkesat dhe miraton urdhërat e daljeve referuar nevojave të menaxhereve.

KRITERET

  • Arsimin e larte ne fushen e inxhinierise se ndertimit
  • Eksperienca mbi 3 vite si drejtues
  • Aftesi te mira menaxheriale dhe drejtuese.

Çfarë ofrojmë:

  • Ambient pune profesional dhe mundësi reale për zhvillim në karrierë.
  • Vlerësim dhe shpërblim në përputhje me performancën.
  • Paga e negociueshme, në varësi të eksperiencës dhe aftësive.

Nëse jeni të interesuar për një karrierë të qëndrueshme, me mundësi zhvillimi profesional dhe vlerësim të merituar, ju ftojmë të bëheni pjesë e ekipit tonë në S&D Invest.sh.a

Shënime

Kandidatet e interesuar per me teper informacion mund te na kontaktojne nepermjet nr. te kontaktit

068 81 46 218

Agikons. Sh. P. K

Departamenti i Burimeve Njerezore

Kontakt:068 81 46 218

E-mail: hr@sdinvest.al

Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane

📩 Aplikoni tani duke dërguar CV-në tuaj në hr@sdinvest.al

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/drejtues-operacional-at-rekrutime-agikons-4383068963

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 13/03/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme