Posto punë

Ballina / Punët / Cyber Security Specialist

Cyber Security Specialist

PC Store Albania

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

PC Store Albania është një kompani IT e specializuar në zhvillimin dhe implementimin e zgjidhjeve teknologjike të avancuara për bizneset dhe institucionet publike. Ne ofrojmë projekte të mëdha në fushën e sigurisë fizike dhe kibernetike, dixhitalizimit të proceseve, si dhe sistemeve inteligjente të menaxhimit, përfshirë edhe sistemet e parkimit smart dhe automatizuar.

Detyrat Kryesore:

  • Implementon dhe menaxhon zgjidhje të sigurisë kibernetike (firewall, antivirus, IDS/IPS, endpoint security, etj).
  • Monitoron rrjetet dhe sistemet për incidente sigurie dhe reagon ndaj kërcënimeve në kohë reale.
  • Kryen analiza të vulnerabiliteteve dhe penetration testing bazë për të identifikuar rreziqet.
  • Bashkëpunon me ekipet e projektimit dhe implementimit për integrimin e sigurisë në projekte IT.
  • Harton politika dhe procedura sigurie për klientët.
  • Ofron mbështetje teknike dhe trajnime për përdoruesit mbi praktikat e sigurisë.
  • Përgatit dokumentacion teknik dhe raporte mbi incidentet dhe performancën e sistemeve.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Diplomë në Teknologji Informacioni, Siguri Kibernetike, Inxhinieri ose fusha të ngjashme.
  • 2–5 vite eksperiencë në cyber security ose administrim sistemesh/rrjetesh.
  • Njohuri të mira mbi network security, protokollet e rrjetit dhe arkitekturat IT.
  • Eksperiencë me firewall, VPN, SIEM, endpoint protection dhe teknologji të ngjashme.
  • Aftësi analitike dhe zgjidhje problemesh në mënyrë të shpejtë dhe efikase.
  • Gatishmëri për punë në terren dhe mbështetje teknike sipas projekteve.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/cyber-security-specialist-at-pc-store-albania-4381724880

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 24/04/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme