Përshkrimi
Në emër të një kompanie ndërkombëtare të nivelit të lartë , e cila projekton, prodhon dhe shpërndan materiale dhe shërbime për tregjet e ndërtimit dhe industrisë , jemi në kërkim të një profesionisti të motivuar dhe energjik për t’iu bashkuar ekipit të tyre dinamik.
Përgjegjësitë kryesore:
- Administron të gjitha detyrimet tregtare të kompanisë (përfshirë partnerët dhe palët e treta).
- Zbaton politikat e menaxhimit të arkëtimeve (Credit Policy dhe Cash Policy).
- Analizon raportet e debitorëve dhe ndjek të gjitha detyrimet e prapambetura sipas procedurave;
- Ndërmerr kontakte të rregullta me klientët (telefonata, email, njoftime) për rikuperimin e pagesave;
- Kontrollon kufijtë e kreditit dhe kushtet e pagesës për klientët ekzistues dhe të rinj;
- Regjistron çdo kontakt dhe informacion në sistemin financiar (Navision).
- Bashkëpunon me departamentet përkatëse për zgjidhjen e çdo kërkese apo mospërputhjeje të klientëve;
- Përgatit raporte për borxhet mbi 45 ditë, shkeljet e politikës së kreditit dhe propozimet për “write-off”.
- Mbështet Menaxherin Financiar në procesin e buxhetimit dhe parashikimit të treguesve financiarë;
- Siguron respektimin e rregullave të sigurisë së të dhënave dhe politikave të brendshme të kompanisë.
Kualifikimet e kërkuara:
- Njohuri shumë të mira të legjislacionit fiskal shqiptar;
- Eksperiencë në menaxhimin e kredive dhe arkëtimeve;
- Aftësi shumë të mira analitike dhe kujdes ndaj detajeve;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe punë nën presion;
- Njohuri të avancuara të Excel dhe paketës Microsoft Office.
📍 Vendndodhja: Tiranë
📧 Aplikoni në: info.al@dekra.com
Vetëm kandidatët e përzgjedhur (shortlisted) do të kontaktohen.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me ligjin Nr. 9887 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/credit-debt-controller-ar-at-dekra-arbeit-group-albania-4357422674
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 02/02/2026 · Skadon 19/01/2027