Posto punë

Ballina / Punët / Cost Engineer

Cost Engineer

Klar Sh.P.K

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Inxhinieri Kostoist është përgjegjës për monitorimin, analizimin dhe kontrollin e kostove gjatë gjithë ciklit të projektit të ndërtimit, duke u siguruar që të realizohet brenda buxhetiti dhe afateve të përcaktuara.

Detyrat

  • Hartimi dhe përgatitja e situacioneve mujore për punët e kryera, duke përfshirë librezën e masave dhe analizën e çmimeve.
  • Kontrollet e situacioneve të nënkontraktorëve dhe përgatitja e situacionit përmbledhës për objektet, që pasqyrojnë progresin e punimeve dhe shpenzimeve.
  • Bashkëpunimi mujor me departamentin e financës për të siguruar informacion të saktë mbi inventarët, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve.
  • Përpilimi dhe hartimi i preventivave (planifikimeve të kostove) për punimet që kryhen nga kompania vetë, duke përdorur çmimet përkatëse për secilën kategori pune.
  • Monitorimi i kostos periodikisht gjatë procesit të ndërtimit së bashku me ekipin menaxhues të projektit
  • Raportimi i kostos së objekteve tek Menaxheri i Projektit, Departamenti Teknik dhe Departamenti i Financës për t'u siguruar që të gjitha shpenzimet të jenë të dokumentuara dhe të miratuara.
  • Rishikimi periodik i analizave teknike dhe manualeve të çmimeve sipas tregut dhe publikimeve zyrtare për t'u siguruar që të dhënat të jenë të sakta dhe të përditësuara.
  • Kontrollimi i çmimeve të dhëna nga kontraktorët dhe nënkontraktorët për të siguruar që çmimet të jenë të arsyeshme dhe të përputhshme me çmimet e tregut.
  • Raportimi tek Menaxheri i Projektit (PM) për ndihmën në negociatat që mund të zhvillohen për përcaktimin e çmimeve në preventivë.
  • Asistimi në përgatitjen e buxhetit mujor për projektet dhe raporte financiare si Cost Report dhe Cash Flow për të siguruar që të gjitha shpenzimet të jenë të menaxhuara siç duhet.
  • Kontrollimi mujor fizik i inventarëve për materialet që përdoren në projekt, duke siguruar që të dhënat të jenë të sakta dhe përputhshmëri me dokumentacionin e magazinës.
  • Përgatitja e preventivave dhe situacioneve për punimet shtesë që mund të kërkohen nga klientët, si dhe për rimbursimet dhe rakordimet përfundimtare për projektin.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në inxhinieri ndërtimi, inxhinieri ekonomkei, ose një fushë të ngjashme.
  • Eksperiencë të mëparshme në menaxhimin e kostove në ndërtim dhe njohuri të forta në përdorimin e software-ve të menaxhimit të kostove si AutoCAD, MS Project, etj.
  • Eksperience +4 vite në menaxhimin e kostove të projekteve të ndërtimit.
  • Aftësi analitike për të vlerësuar dhe kontrolluar kostot dhe për të përgatitur raporte financiare.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/cost-engineer-at-klar-sh-p-k-4349690885

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 12/12/2025 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme