Posto punë

Ballina / Punët / Construction Project Manager

Construction Project Manager

Kastrati Construction

Punë Tiranë Shqipëria Ndërtim dhe patundshmëri

Përshkrimi

Pozicioni: Menaxher Projekti (Ndërtim)

Departamenti: Projekteve

Niveli i eksperiencës në pozicion: +2 vite

Vendndodhja: Tiranë

Raporton tek: Administratori

Manaxheri i Projektit kryen proceset e punës si më poshtë:

  1. Planifikon dhe organizon ecurinë e përgjithshme të projektit sipas afateve dhe buxhetit;
  2. Menaxhon komunikimin me nënkontraktorët dhe furnitorët;
  3. Kontrollon dhe miraton situacionin përmbledhës mujor të përgatitur nga stafi nën varësi;
  4. Përgatit raporte javore/mujore mbi progresin dhe sfidat e projektit;
  5. Koordinon dokumentacionin teknik dhe administrativ të projektit;
  6. Koordinon punën me strukturat e kompanisë që janë të angazhuara në ketë projekt dhe koordinon punën me strukturat e Investitorit të këtij projekti;
  7. Miraton Raportin e Përgjithshëm si dhe Kost Raportet mujore të projektit;
  8. Monitorimi i zbatimit të kontratave të nënkontraktoreve që punojnë në kantier si prodhim, furnizime dhe shërbime;
  9. Aprovimin e penaliteteve;
  10. Siguron dokumentimin në të gjitha fazat e projektit;
  11. Përgatitja e planit të punës dhe grafikut të punimeve të detajuar në bashkëpunim me stafin Teknik në respektim të kërkesave të kontratës, specifikimeve teknike, planit të cilësisë dhe buxhetit të projektit;
  12. Siguron që cilësia e punimeve është sipas standardeve të duhura duke mbikëqyrur dhe kontrolluar ecurinë e punimeve në kantier;

Kërkesat për Kandidatin:

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi.
  • Aftësi në përdorimin e programit inxhinierik AutoCAD, Revit.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar në mënyrë efektive ekipet në terren.
  • Aftësi të mira analitike dhe zgjidhje të problemeve teknike.

*Kandidatët që plotësojnë kërkesat si më sipër mund të aplikojnë duke dërguar një CV në adresën e email-it: hr@kastraticonstruction.al.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Burimet Njerëzore.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/construction-project-manager-at-kastrati-construction-4361038306

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 06/02/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme