Posto punë

Ballina / Punët / Brand Manager

Brand Manager

Electromagic

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Menaxher Brand-i

Lloji i punesimit: Me kohe te plote

Raportimi: Tek Drejtori i Marketingut

Electromagic  eshte nje nga kompanite lider ne tregun shqiptar te elektroshtepiakeve dhe produkteve profesionale, me mbi 23 vite eksperience dhe nje rrjet te gjere dyqanesh e partneresh besnike. Ne jemi te njohur per inovacionin, cilesine e produkteve dhe sherbimin e shkelqyer ndaj klientit.

Per te zgjeruar me tej ekipin tone, jemi ne kerkim te nje Menaxher Brand-i , qe te jete pergjegjes ne zhvillimin, menaxhimin dhe ruajtjen e identitetit dhe vleres se markes, duke siguruar qe ajo te jete e qendrueshme dhe konkurruese ne treg.

Qellimi i pozicionit

Menaxhimi i fushatave te komunikimit te markave per te cilat eshte pergjegjes. Njohja shume e mire e filozofise se markes, aseteve te markes dhe produkteve te saj. Trajnon ne menyre periodike ekipin e shitjes per produktet e reja te markes qe menaxhon.

Detyrat dhe Pergjegjesite:

I.  Njohja dhe menaxhimi i identitetit te markes (60%)

  • Njeh dhe zbaton filozofine, historine, misionin dhe identitetin e markes Electromagic, ne perputhje me strategjine e marketingut te kompanise;
  • Menaxhon dhe zoteron asetet e markes, duke garantuar perdorimin korrekt dhe te njetrajtshem te tyre;
  • Ka njohuri te plota mbi produktet qe tregtohen nen marken Electromagic;
  • Koordinon dhe orienton agjencite e marketingut per fushatat qe lidhen me marken, duke siguruar brief-e te qarta dhe ekzekutim korrekt;
  • Planifikon, ndjek dhe konkludon fushatat e marketingut qe ndikojne drejtperdrejt ose terthorazi ne zhvillimin e markes;
  • Menaxhon kanalet e komunikimit te markes, perfshire komunikimin online dhe dixhital;
  • Analizon eksperiencen e klienteve me marken ne showroom dhe vezhgon kerkesat dhe perceptimin e tyre;
  • Raporton periodikisht tek Drejtori i Marketingut mbi performancen dhe objektivat e markes.

II.  Detyra Organizative (20%)

  • Koordinon ne menyre te vazhdueshme bashkepunimin me stafin e Departamentit te Marketingut dhe agjencine e komunikimit per zbatimin e aktiviteteve dhe kerkesave te marketingut;
  • Siguron respektimin e filozofise se kompanise, etikes se bashkepunimit dhe mireqenies ne marredheniet e punes;
  • Garanton zbatimin korrekt te brandbook-ut te markes perkatese dhe te Electromagic ne te gjitha materialet dhe komunikimet;
  • Siguron qe informacioni dhe brief-et e derguara agjencise kreative te jene te sakta, te plota dhe te perditesuara.

III.  Nderlidhja midis departamenteve (20%)

  • Koordinon dhe mban marredhenie te vazhdueshme me departamentet e shitjeve dhe blerjeve per çeshtjet qe lidhen me produktet e markes qe menaxhon;
  • Bashkepunon ngushte me ekspertet e shitjeve ne showroom per mbeshtetjen dhe perfaqesimin korrekt te markes;
  • Menaxhon marredhenien dhe komunikimin me agjencine e komunikimit per realizimin e aktiviteteve te lidhura me marken .

Kualifikimet dhe Aftesite:

  • Diplome e arsimit te larte ne Marketing, Komunikim ose fusha te ngjashme;
  • Njohuri te shkelqyera te paketes Microsoft Office dhe te gjuhes angleze ne te folur dhe te shkruar;
  • Aftesi te mira bashkepunimi ne grup dhe aftesi per te punuar ne menyre te pavarur;
  • Eksperience e meparshme pune ne industri ose pozicione te ngjashme perben avantazh;
  • Te kete aftesi analitike dhe kreative, te jete i organizuar dhe i orientuar ndaj rezultateve dhe zbatimit te afateve;
  • Te posedoje aftesi te shkelqyera nderpersonale dhe lidershipi, perfshire komunikim efektiv, bashkepunim, motivim dhe ndikim pozitiv.

Te interesuarit te aplikojne duke derguar nje CV te perditesuar ne adresen info@electromagic.al deri ne daten 20 Shkurt 2026.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/brand-manager-at-electromagic-4361480588

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 06/02/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme