Përshkrimi
Qëllimi i Pozicionit
Brand Manager është përgjegjës për zhvillimin, zbatimin dhe menaxhimin e strategjive të markës Technogym në tregun shqiptar, me synim rritjen e shitjeve, forcimin e pozicionimit të markës dhe zgjerimin e pranisë së saj në segmente të ndryshme të tregut. Pozicioni siguron që të gjitha aktivitetet e marketingut, shitjeve dhe komunikimit të jenë në përputhje me standardet dhe udhëzimet e Technogym, duke ofruar një eksperiencë të shkëlqyer për klientët dhe partnerët. Gjithashtu, bashkëpunon ngushtë me ekipet e shitjeve, marketingut dhe menaxhmentin për të identifikuar mundësi të reja biznesi, për të zhvilluar iniciativa promocionale dhe për të garantuar arritjen e objektivave të markës.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Harton dhe zbaton strategjinë vjetore të zhvillimit të markës Technogym në përputhje me objektivat e kompanisë dhe standardet e markës.
- Bashkëpunon ngushtë me ekipin e shitjeve për të zhvilluar iniciativa që mbështesin arritjen e objektivave tregtare.
- Ndjek performancën e markës përmes analizës së shitjeve, tregut dhe konkurrentëve, duke propozuar masa për përmirësim.
- Menaxhon marrëdhëniet me përfaqësuesit e Technogym dhe siguron zbatimin e udhëzimeve, standardeve dhe politikave të markës.
- Koordinon organizimin e eventeve, prezantimeve, trajnimeve dhe aktiviteteve promocionale për klientët dhe partnerët.
- Siguron që showroom-et, materialet promocionale dhe komunikimi vizual të reflektojnë identitetin dhe standardet e Technogym.
- Identifikon mundësi të reja biznesi dhe zhvillon partneritete strategjike me palestra, hotele, qendra wellness, institucione dhe klientë korporatë.
- Përgatit raporte periodike mbi performancën e markës, rezultatet e aktiviteteve dhe rekomandime për zhvillimin e mëtejshëm.
Çfarë Ofrojmë:
- Pagë konkurruese dhe sistem bonusi bazuar në performancë.
- Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë brenda Brunes Group.
- Trajnime të vazhdueshme mbi produktet dhe standardet ndërkombëtare të Technogym .
- Mundësi bashkëpunimi me një nga markat lider në industrinë globale të fitness-it dhe wellness-it.
- Mjedis pune profesional, dinamik dhe bashkëpunues.
- Pjesëmarrje në evente, prezantime dhe trajnime profesionale brenda dhe jashtë vendit.
Kërkesat
Niveli: senior
Publikuar 29/07/2026 · Skadon 19/01/2027