Përshkrimi
InfoSoft Business Solutions shpk, kerkon te punesoje:
BI Developer/Analyst
Niveli: Intermediate / Senior
InfoSoft Business Solutions është një prej ofruesve kryesorë të zgjidhjeve inovative software, i angazhuar në ndihmën ndaj bizneseve për t’u transformuar dhe rritur përmes teknologjisë. Ne specializohemi në zhvillimin e sistemeve të personalizuara, të cilat u mundësojnë klientëve të optimizojnë proceset dhe të arrijnë objektivat e tyre. Ndërsa vazhdojmë të zgjerohemi, jemi në kërkim të një BI Developer / Analyst të përkushtuar dhe me eksperiencë për t’iu bashkuar ekipit tonë.
Roli:
BI Developer / Analyst analizon kërkesat e biznesit, projekton dhe zhvillon zgjidhje Business Intelligence dhe Analytics, duke kontribuar në ndërtimin dhe zhvillimin e platformave analitike, përfshirë Microsoft Power BI, Microsoft Fabric, Databricks, etj.
Detyra Dhe Përgjegjësi:
-
Analizon proceset e biznesit dhe identifikon nevoja për raportim, KPI dhe analiza të avancuara
-
Analizon dhe kontribuon në projektimin e arkitekturës së të dhënave (on-premise dhe cloud)
-
Projekton dhe zhvillon Data Warehouse / Data Mart në arkitektura tradicionale dhe moderne (Lakehouse)
-
Ndërton dhe mirëmban procese ETL/ELT (SSIS, Data Factory, Fabric Data Pipelines ose teknologji ekuivalente)
-
Zhvillon objekte databaze dhe struktura analitike në SQL Server, Azure SQL, Synapse ose sisteme analoge
-
Zhvillon modele analitike në SSAS (Tabular / Multidimensional) dhe modele semantike në Power BI / Fabric
-
Krijon raporte dhe modele SSBI në Power BI (ose mjete të tjera si Qlik, Tableau, etj.)
-
Ndërton vizualizime interaktive dhe raporte të optimizuara sipas best practices
-
Zhvillon dhe mirëmban raporte operative dhe analitike (SSRS ose alternativa cloud)
-
Dokumenton zhvillimet teknike, arkitekturën, proceset dhe përmirësimet e zgjidhjeve
-
Ofron asistencë, trajnime dhe mbështetje për përdoruesit biznesorë
-
Angazhohet në përmirësim të vazhdueshëm profesional dhe marrjen e certifikimeve përkatëse
Kërkesat per kandidatet:
-
Diplomë universitare në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Informatike, Matematikë & Informatikë ose degë ekuivalente
-
Eksperiencë në zhvillimin e raporteve dhe zgjidhjeve BI të bazuara në SQL
-
Njohje shumë të mirë të SQL dhe data modeling
-
Njohuri mbi parimet e BI, OLAP dhe proceset ETL/ELT
-
Eksperiencë me Power BI, PBI Service, Semantic Models, Dataflows, etj.
-
Aftësi analitike, mendim kritik dhe orientim drejt zgjidhjes së problemeve
-
Aftësi për punë në ekip dhe në mënyrë të pavarur
Të preferueshme:
-
Eksperiencë ose njohuri në Microsoft Azure (Azure SQL, Data Factory, Synapse, Data Lake)
-
Njohuri ose eksperiencë me Microsoft Fabric (Lakehouse, Warehouse, Data Pipelines, Semantic Models)
-
Njohuri ose eksperiencë me Databricks / Spark për transformime dhe analitikë të avancuar
-
Njohje të koncepteve moderne të arkitekturës së të dhënave (Lakehouse, Medallion Architecture)
-
Certifikime Microsoft / Cloud (ose gatishmëri për t’i marrë)
Çfarë Ofron Kompania:
• Pagë konkurruese
• Ambient profesional, inovativ dhe i orientuar drejt zhvillimit të vazhdueshëm
• Akses në teknologjitë më të fundit
• Mundësi trajnimesh dhe certifikimesh
• Vlerësime të rregullta performance dhe rishikime page
• Sigurim shëndetësor privat
• Zyra moderne në qendër të Tiranës
Gati të rritesh me ne?
Dërgo CV-në dhe një letër të shkurtër motivimi në:
humanresources@infosoftgroup.com.al
Ne mezi presim të të njohim! 🤝
Të dhënat personale të dërguara do të trajtohen në përputhje me legjislacionin shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale dhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi.
Kërkesat
Niveli: senior
Publikuar 10/02/2026 · Skadon 19/01/2027