Posto punë

Ballina / Punët / Asistent Menaxher Produkti - Junior

Asistent Menaxher Produkti - Junior

HR - IMS (InfoSoft Management Services)

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

ITD shpk, kerkon te punesoje: Ass. Produkt Menaxher - Junior

Rreth nesh:

ITD Shpk është një kompani lider në tregun shqiptar të Teknologjisë së Informacionit, me aktivitet që prej vitit 1996. Si distributore e autorizuar e markave ndërkombëtare prestigjioze si Microsoft, Hewlett-Packard, Cisco, IBM, Lenovo, Epson, Samsung, LG dhe Sharp, kompania ofron një gamë të gjerë produktesh harduerike dhe softuerike, duke mbështetur rishitësit në mbarë Shqipërinë me produkte cilësore dhe shërbim profesional.

Përshkrimi i pozicionit:

Ass. Produkt Menaxher Junior asiston në menaxhimin e një game produktesh, duke u njohur me specifikimet teknike, konfigurimet standarde dhe opsionet shtesë të tyre. Angazhohet në ndjekjen e produkteve në sistem, komunikimin dhe raportimin me furnitorët, si dhe në zbatimin e proceseve sipas procedurave të kompanisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Njihet me gamën e produkteve dhe specifikimet teknike përkatëse.
  • Asiston në konfigurimin e produkteve standarde dhe speciale.
  • Ndjek produktet dhe proceset e tyre në sistemin ERP (Business Central – BC).
  • Kryen dhe ndjek porositë e produkteve tek furnitorët, duke monitoruar statusin e tyre.
  • Njihet me kontratat dhe kushtet e bashkëpunimit me furnitorët.
  • Zbaton proceset dhe procedurat e brendshme të kompanisë.
  • Përgatit raporte dhe analiza lidhur me produktet, porositë dhe furnitorët.

Kerkesa per kandidatet:

  • Diplome universitare ne degen Informatike Ekonomike, Administrim Biznesi dhe Shkenca Ekzakte, e preferueshme me rezultate te mira

    .

  • Njohje shume e mire e gjuhes angleze (e detyrueshme)

  • Aftesi shume te mira komunikuese dhe negociuese

  • Aftesi shume te mira analitike.

Benefite:

  • Paga sipas tregut dhe ne varesi te eksperiences.
  • Sigurim Shendetesor Privat,
  • Mundesi rritjeje ne kariere,

 

Shënime:

Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-te dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al

Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutes së Republikes së Shqiperisë, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore për zbatim.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/asistent-menaxher-produkti-junior-at-hr-ims-infosoft-management-services-4350246031

Kërkesat

Niveli: junior

Publikuar 19/12/2025 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme