Posto punë

Ballina / Punët / Arkitekt Zyre (Progeen Construction)

Arkitekt Zyre (Progeen Construction)

AlbanianGarment

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

PROGEEN  sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Nëse dëshiron të ndërtosh një karrierë të fortë në industrinë e ndërtimit, kjo është mundësia jote!

Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin, jo vetëm zbatimin.

Pozicioni i punës: Arkitekt në Zyrë Kantieri

Vendndodhja: Durrës

Përmbledhja e Pozicionit:  Arkitekti në zyrë kantieri është përgjegjës për përgatitjen, organizimin dhe përditësimin e dokumentacionit teknik të projektit, si dhe për hartimin dhe rishikimin e vizatimeve sipas nevojave të zbatimit. Ai/ajo bashkëpunon me ekipin e projektimit dhe zbatimit për të siguruar që dokumentacioni dhe informacioni teknik të jenë të saktë dhe të përditësuar gjatë gjithë procesit të ndërtimit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:

  • Përgatit Shop Drawings arkitektonike në përputhje me projektin bazë dhe dokumentacionin kontraktual;
  • Verifikon përputhjen e Shop Drawings me projektet strukturore dhe MEP;
  • Harton dhe dorëzon Submittals për materialet arkitektonike, finiturat dhe elementet dekorative;
  • Përgatit As Built Drawings për elementët arkitektonikë bazuar në punimet reale në kantier;
  • Harton Method Statements për aktivitetet kryesore të zbatimit arkitekturor;
  • Menaxhon dhe ndjek RFI-të dhe Submittals që lidhen me detajet arkitekturore;
  • Siguron koordinimin e vazhdueshëm teknik ndërmjet zyrës dhe kantierit për dokumentacionin arkitekturor;
  • Arkivon dhe përditëson të gjitha dokumentet teknike arkitekturore;
  • Asiston në procesin e përzgjedhjes së materialeve dhe zgjidhjeve alternative arkitekturore nëse është e nevojshme;
  • Siguron përputhjen e dokumentacionit arkitekturor me ndryshimet dhe miratimet përfundimtare të projektit.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Diplomë në Arkitekturë;
  • Eksperiencë pune mbi 3 vjet si arkitekt;
  • Të ketë aftësi kreative dhe organizuese;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe i aftë të punojë në grup;
  • Të ketë njohuri të avancuara kompjuterike për programet si: MC Office, AutoCad, Revit Architecture, Adobe Photoshop, 3D Studio Viz / Max ose program tjetër renderimi;
  • Njohuri të mira të standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të ndërtimit dhe legjislacionit në fuqi;
  • Njohje e mirë e gjuhës angleze.

Përfitimet:

  • Një ambient mikëpritës dhe dinamik, në të cilin keni mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht;
  • Përfshija në projekte sfiduese;
  • Mbështetje për zhvillimin personal dhe profesional;
  • Pagë në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë.

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/arkitekt-zyre-progeen-construction-at-albaniangarment-4381708966

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 09/03/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme