Përshkrimi
Je Arkitekte / Arkitekt dhe flet gjermanisht?
Atëherë ndoshta po kërkoj pikërisht ty.
Po kërkoj një profesionist/e me përvojë në fazën e zbatimit , që njëkohësisht merret me lehtësi edhe me studime urbanistike, zhvillim konceptesh dhe projektim , përfshirë proceset me autoritetet dhe institucionet përkatëse.
Me bazë në Tiranë , punojmë në projekte sfiduese dhe inovative si në Shqipëri , ashtu edhe në vendet gjermanofolëse . Idealisht ke studiuar ose ke punuar në këtë hapësirë – kjo ndihmon shumë, sepse gjermanishtja profesionale është “must” .
Edhe komunikimi i mirë në anglisht është një plus i madh, sepse shpesh punojmë në kontekst ndërkombëtar.
Nëse të pëlqen një miks profesional, ndërkulturor dhe dinamik – kjo mund të jetë ideale për ty.
Më shkruaj pa hezituar këtu në LinkedIn dhe, pse jo, të caktojmë një takim të parë për një kafe në Tiranë.
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/architekt-at-martin-lerch-4170241510
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 18/12/2025 · Skadon 19/01/2027