Posto punë

Ballina / Punët / Agjent/e Imobiliar/e (Re/Max Golden City)

Agjent/e Imobiliar/e (Re/Max Golden City)

HoReCa in Albania

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

RE/MAX Golden City – një nga zyrat kryesore të RE/MAX Albania, e pozicionuar në Qender të Tiranës, po kërkon bashkëpunëtorë ambiciozë që duan të ndërtojnë një karrierë fitimprurëse në industrinë e pasurive të paluajtshme.

Nëse ke dëshirë të zhvillosh aftësitë e tua, të fitosh pavarësi financiare dhe të punosh në një ambient energjik e motivues — kjo është mundësia jote!

Çfarë ofrojmë:

  • Fitime mesatare 20,000€ – 100,000€+ në vit
  • Network dhe databaze klientesh e mirembajtur nder vite me cdo firme ndertimi, klering apo kliente individual.
  • Trajnime te vazhdueshme nga trajnues vendas dhe te huaj per te perfeksionuar artin e shitjes dhe imazhin tuaj te konsulentit imobiliar ne treg.
  • Mundësi bashkëpunimi me 25 zyra RE/MAX në Shqipëri dhe mbi 300 agjentë aktivë.
  • Një ambient pune pozitiv dhe motivues, ku do të ndihesh pjesë e një ekipi që funksionon si familje.

Pergjegjesite kryesore perfshijne:

  • Ofrimi i shërbimit të shkëlqyer ndaj klientit.
  • Ndërtimi i marrëdhënieve .
  • Gjenerimi aktiv i klientëve të rinj.
  • Vetëpromovim dhe marketing personal.
  • Takimi dhe ndërlidhja me shitësit, blerësit dhe/ose pronarët, qiramarrësit e mundshëm.
  • Menaxhimi i të gjitha proceseve të shitjes dhe qiradhënies.

Kërkojmë njerëz që:

  • Kanë aftësi të forta komunikimi dhe energji pozitive.
  • Janë të vetë-motivuar, ambiciozë dhe me etikë pune.
  • Kanë dëshirë të mësojnë dhe të rriten profesionalisht.
  • Janë të hapur ndaj ideve të reja dhe sfidave.
  • Kanë qasje sipërmarrësi, mendojnë në mënyrë strategjike dhe marrin iniciativa për të arritur rezultate.

Pse RE/MAX Golden City?

  • Sepse këtu karriera jote ndërtohet mbi njohuri, mbështetje dhe rezultate reale.
  • Kjo është mundësia për të hyrë në një industri dinamike, për të mësuar nga më të mirët dhe për të krijuar suksesin tënd profesional e financiar.
  • A je gati të investosh në versionin më të mirë të vetes?

Apliko sot dhe bëhu pjesë e RE/MAX Golden City – aty ku fillon rruga drejt suksesit tënd!

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/agjent-e-imobiliar-e-re-max-golden-city-at-horeca-in-albania-4441582548

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 25/07/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme