Përshkrimi
Agjenti i Promocionit zhvillon dhe marketon produktin e internetit, telefonisë dhe IPTV që ofron Shoqëria. Mbledh kontakte nga klien potencial dhe ndjek shitjen. Sugjeron ndryshime ne përmirësimin e paketave dhe ofertave që shoqëria hedh në treg duke raportuar kërkesat e klienteve në terren. Krijon kontakte dhe marrëdhënie biznesi me kompani, familje për të realizuar kontrata të reja në përputhje me ofertat e miratuara nga Shoqëria.
Detyrat Kryesore
· Realizon shpërndarjen e broshurave sipas zonave të përcaktuara.
· Prezanton shërbimet që ofron Abissnet.
· Informohet në mënyre të vazhdueshme për çdo ndryshimin të ofertave që shoqëria hedh në treg.
· Mbledh kontakte të klientëve potencial dhe finalizon me kontratë.
· Prezantimi i shërbimeve qe shoqëria ofron kundrejt Klientëve duhet te behet konform rregullave dhe broshurave te reklamës ne fuqi.
· Jep informacion të përgjithshëm Klientit mbi profilin e kompanisë si dhe udhëzimet përkatëse mbi departamentet qe janë te disponushme për shërbimin ndaj Klientit.
· Mbajtja e kontakteve në mënyre të vazhdueshme me Klientët që janë të interesuar për të marrë shërbimin tonë.
· Përmbush objektivat të vendosura nga Menaxheri përkatës.
· Identifikon kërkesat e klientëve potencial, duke mbajtur marrëdhënie të vazhdueshme.
· Paraqet një raport javor pranë drejtorit të departamentit për rezultatet e punës së kryer.
· Siguron shërbim cilësor , sodisfaksion ndaj klientit dhe rritje te imazhit të shoqërisë duke mbajtur marrëdhënie të mira me klientin.
· Performon shumë mirë ne prezantimin e shërbimit të ofruar kundrejt klientëve.
· Raporton dhe jep llogari për punën e kryer në përputhje me përcaktimet.
· Ndjek kontraten e klientit deri ne momentin qe klienti rezulton online ne sistem
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/agjent-promocioni-at-abissnet-4416150253
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 20/05/2026 · Skadon 19/01/2027