Posto punë

Ballina / Punët / 3D Technical Manager

3D Technical Manager

3DSKAI

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

About the job

3DSKAI, kompania e printimit 3D në Shqipëri, po kërkon një drejtues teknik 3D.

PËRSHKRIMI I PUNËS

  • Drejton gjithë proceset e punës në fermën e makinerive industriale të printimit 3D
  • Organizon programin e punës sipas listës së porosive
  • Ndjek procesin e skanimit dhe modelimit të produktit sipas kërkesave të klientit
  • Përcakton printerat e përshtatshëm sipas karakteristikave dhe materialit të produktit dhe maksimalizon kohën e prodhimit
  • Monitoron gjithë proçeset e printimeve deri në realizimin e produktit përfundimtar
  • Kujdeset që pjesët e printuara të hiqen në mënyrë efikase nga makinat, të pastrohen, testohen, deri në paketimin përfundimtar të produktit
  • Zhvillon dhe ruan marrëdhëniet me klientët dhe me partnerët ekzistues
  • Identifikon mundësitë e partneriteteve dhe klientët e mundshëm
  • Zhvillon marrëdhënie të reja për të promovuar, rritur e zgjeruar kompaninë
  • Identifikon produktin, teknologjitë ose markat e mundshme që do të plotësonin gamën aktuale dhe do t'i shtonin vlerë portofolit të shitjeve
  • Propozon strategji çmimi për shërbimet, zgjidhjet dhe produktet
  • Merr pjesë në konferenca, ekspozita dhe evente, duke përfaqësuar kompaninë brenda Shqipërisë dhe përtej saj
  • Krijon dhe jep prezantime ndaj klientëve të mundshëm dhe drejtuesve të brendshëm

PËRGJEGJËSITË

  • Monitoron dhe kujdeset për mirëmbajtjen e makinerive të printimit, të skanimit dhe pajisjeve të pas-përpunimit, në mënyrë që të jenë në gatishmëri të plotë pune.
  • Ruan një mjedis të pastër dhe të sigurt në ambientin e prodhimit.
  • Respekton në mënyrë strikte pjesën e sigurisë dhe shëndetit në punë.
  • Ruan rreptësisht konfidencialitetin e të gjitha të dhënave të kompanisë.

KUALIFIKIMET

  • Diplomë Bachelor/Master ose përvojë ekuivalente në Inxhinieri Mekatronikë/Mekanikë/Elektronikë, Arkitektur ë ose fusha të lidhura me t ë
  • Përvojë në përdorimin e printerëve 3D, prerësve lazer, skanerëve do të ishte avantazh
  • Njohuri të dizajnit 2D (Photoshop/Illustrator) do të ishte avantazh
  • Njohuri të dizajnit 3D (SolidWorks/Fusion360/Blender)
  • Njohuri në përdorimin dhe trajtimin e pajisjeve mekanike
  • Eksperiencë me veglat, saldimin dhe riparimin e produkteve elektronike
  • Përvoja në funksionimin e pajisjeve industriale është avantazh
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe ndërpersonale
  • Aftësi për të punuar ngushtë me kolegët në funksione të ndryshme si kërkim-zhvillim
  • I fokusuar ndaj detajeve
  • Të ketë qasje metodike, i disiplinuar dhe i gatshëm për të mësuar
  • Njohuri profesionale të gjuhës angleze

OFROJMË:

  • Pozicion me kohë të plotë në një laborator 3D modern dhe të plotë me teknologjitë FDM/SLA/SLS/3D skaner por edhe teknologji të tjera si Laser/CNC/Termoformim
  • Pagë të kënaqshme
  • Plan trajnimi për rritjen profesionale
  • Pjesëmarrje në projekte mbresëlënëse në një industri të re

Shpresojmë t’i bashkoheni ekipit tonë dhe të rritemi së bashku!

APLIKIME/PYETJE?

Ju lutemi dërgoni me email CV-në tuaj dhe një letër motivuese (opsionale) në info@3dskai.com

Requirements added by the job poster

• 1+ years of Automation Machinery Manufacturing experience

• Bachelor's Degree

• Can start immediately

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/3d-technical-manager-at-3dskai-4355863293

Kërkesat

Niveli: senior

Publikuar 25/01/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme