Përshkrimi
Pozicioni: Treasury Manager
Departamenti: Finance
Vendndodhja: Tiranë
Lloji i punësimit: Full-time
Përshkrimi i Pozicionit
Treasury Manager është përgjegjës për menaxhimin strategjik dhe operacional të likuiditetit të Grupit, planifikimin e cash-flow, marrëdhëniet me institucionet financiare dhe optimizimin e strukturës financiare të grupit. Ky rol siguron që grupi të ketë likuiditet të mjaftueshëm për operacionet dhe investimet, duke minimizuar rreziqet financiare dhe kostot e financimit.
Përgjegjësitë Kryesore
- Menaxhon dhe monitoron cash-flow ditor, mujor dhe vjetor për të gjitha kompanitë e grupit.
- Përgatit dhe analizon cash-flow forecast dhe plane financiare afatshkurtra dhe afatgjata.
- Menaxhon marrëdhëniet me bankat dhe institucionet financiare .
- Negocion dhe administron linjat e kreditit, overdraft-et, garancitë bankare dhe instrumentet e financimit .
- Monitoron dhe optimizon pozicionin e likuiditetit të kompanisë.
- Analizon dhe menaxhon riskun financiar (valutor, likuiditeti, norma interesi).
- Bashkëpunon me departamentet e tjera financiare për planifikimin buxhetor te cash flowdhe investimet kapitale .
- Përgatit raporte periodike për CFO dhe menaxhimin ekzekutiv mbi pozicionin e cash-it dhe financimet.
- Siguron përputhshmëri me politikat financiare të grupit dhe procedurat e kontrollit të brendshëm .
Kualifikimet dhe Kërkesat
- Diplomë universitare në Financë, Ekonomi, Kontabilitet ose fusha të ngjashme .
- Minimum 5–7 vite eksperiencë në financë, treasury ose banking .
- Eksperiencë në menaxhimin e cash-flow dhe marrëdhënieve bankare .
- Njohuri të forta në analizë financiare dhe instrumente financimi .
- Aftësi shumë të mira analitike dhe organizative.
- Njohuri shumë të mira të Excel dhe sistemeve financiare .
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze .
Aftësi të Preferuara
- Eksperiencë në grupe kompanish ose organizata të mëdha .
- Njohuri mbi treasury management systems (TMS) .
- Certifikime profesionale si ACCA, CFA ose të ngjashme përbëjnë avantazh.
Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në adresën hr@kastratigroup.al duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilen po aplikojnë.
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/treasury-manager-at-kastrati-4382577004
Kërkesat
Niveli: senior
Publikuar 11/03/2026 · Skadon 19/01/2027