Përshkrimi
Detyrat dhe Përgjegjësitë
· Përgatit materialet dhe komponentët për furnizimin e linjës së makinerive SMT;
· Identifikon, verifikon dhe merr në dorëzim komponentët sipas planit të prodhimit;
· Operon, monitoron dhe mbështet proceset e prodhimit në linjën SMT, duke siguruar funksionimin e pandërprerë të saj;
· Programon dhe konfiguron pajisjet e linjës në përputhje me specifikimet dhe kërkesat e produktit;
· Kryen kontrolle të vazhdueshme gjatë procesit të prodhimit për të garantuar cilësinë e produktit;
· Zbaton standardet e cilësisë, procedurat operative dhe udhëzimet e punës në çdo fazë të procesit;
· Respekton rregullat e shëndetit dhe sigurisë në punë, si dhe politikat dhe rregulloret e kompanisë;
· Raporton menjëherë çdo devijim, defekt ose problem teknik që mund të ndikojë në cilësinë ose vazhdimësinë e prodhimit;
· Plotëson me saktësi dokumentacionin dhe formularët e kërkuar për proceset e prodhimit;
· Ushtron vetëkontroll gjatë operimit të pajisjeve dhe siguron respektimin e parametrave të procesit;
· Zbaton metodologjinë 5S dhe kontribuon në ruajtjen e një ambienti pune të pastër, të organizuar dhe të sigurt.
Kualifikimet dhe Aftësitë
· Diplomë e nivelit të mesem. Preferohet arsim i mesëm profesional në profile teknike (Elektronikë, Elektroteknikë, Mekanikë ose fusha të ngjashme);
· Minimumi 6 muaj eksperiencë në operimin e makinerive të prodhimit; eksperienca në linjat SMT/SMD përbën avantazh.
· Njohuri bazë mbi proceset e prodhimit dhe standardet e cilësisë;
· Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
· Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.
· Gatishmëri për të punuar me turne, sipas nevojave të prodhimit.
· Përgjegjshmëri, korrektësi dhe orientim drejt cilësisë dhe rezultateve.
·
Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/teknik-linje-prodhimi-at-atronix-4432779677
Kërkesat
Niveli: mid level
Publikuar 02/07/2026 · Skadon 19/01/2027