Posto punë

Ballina / Punët / Teknik Kondicionimi

Teknik Kondicionimi

EGS Shpk

Punë Tiranë Shqipëria Tjetër

Përshkrimi

Po punësojmë Teknik Kondicionimi - Me orar të plotë, Tiranë

EGS - Engineering Global Solution është një kompani e cila operon në fushën e elektromekanikës dhe ndërtimit. Ne jemi të specializuar në sektorin e elektromekanikës me projektim, zbatim, punime elektromekanike si: sisteme hidraulike, sisteme elektrike, sisteme ngrohje-ftohje, sisteme kondicionim si dhe punime ndërtimi ne dizenjim, projektim, zbatim.

Shoqëria “Engineering Global Solution”, pjesë e Globe Group kërkon të punësojë:

Teknik Kondicionimi

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

Merr përsipër instalimet / montimet e sistemeve të kondicionimit;

Konstaton dhe riparon difektet e ndryshme që kanë lidhje me pajisjet elektrike/elektronike që janë pjesë e sistemeve të kondicionimit;

Jep zgjidhje teknike duke riparuar ose zëvëndësuar pajisjet apo pjesët përbërëse të tyre;

Kryen mirëmbajtje periodike;

Kerkesat e vendit të punës:

Të ketë arsim të mesëm profesional;

Preferohet të ketë kurse ose kualifikime në këtë fushë ;

Të njohë pajisjet e kondicionimit;

Të ketë eksperiencë pune në diagnostikimin e problemeve dhe riparimin e kondicionerëve;

Të jetë korrekt, i shkathët, këmbëngules;

Të jetë i aftë të punojë në grup;

Të jetë i gatshëm të lëvizi në terren,

Të ketë eksperiencë pune të mëparshme pune jo më pak se 3 vite.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të me fotografi në adresën elektronike: hr@globegroup.al ose kontaktoni ne nr. +355674021523.

Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni në email-in e dërguar

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Adresa: “Autostrada Tiranë-Durrës, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar

www.hybrid.al / www.globegroup.al

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4493882796/

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 28/11/2026 · Skadon 27/01/2027

Punë të ngjashme

IS

Jurist

Intesa Sanpaolo Group Tiranë Shqipëria 1 ditë më parë
Shiko