Posto punë

Ballina / Punët / Supervizor/e Rezervimesh

Supervizor/e Rezervimesh

Rekrutime Agikons

Punë Tiranë Shqipëria Ndërtim dhe patundshmëri

Përshkrimi

Supervizori i Rezervimeve është përgjegjës për menaxhimin, mbikëqyrjen dhe optimizimin e procesit të rezervimeve në të gjitha kanalet dhe strukturat e ATDG. Ai/ajo siguron përvojë të shkëlqyer për klientët, koordinim të brendshëm efektiv dhe rritje të vazhdueshme të performancës së ekipit dhe të ardhurave.

DETYRAT KRYESORE DHE PËRGJEGJËSITË:

  • Mbikëqyrja e operacioneve të përditshme të rezervimeve dhe zbatimi i standardeve të cilësisë në të gjitha ndërfaqet me klientët.
  • Trajnimi dhe ndihma teknike për agjentët e rezervimeve; ndarja e praktikave më të mira dhe mbështetje për përmirësim të vazhdueshëm.
  • Menaxhimi i rezervimeve nëpërmjet sistemit të menaxhimit hotelier (PMS), channel manager dhe platformave të tjera për OTA-t.
  • Përgatitja dhe dërgimi i raporteve javore/mujore mbi ecurinë e rezervimeve dhe trendeve të kërkesës kthimin e kerkesave sipas kanave te shitjes ne rezervime ( conversion rate) per cdo agjent
  • Zgjidhja e çështjeve të ndërlikuara dhe ankesave, veçanërisht për klientët OTA dhe VIP dhe partnerët strategjikë , ndjekja eankesave me strukturen respective deri ne zgjidhjen e problematikes dhe orientimin e stafit te perfshire mbi standartet qe duhet ndjekur ne situate te ngjashme si dhe komunikimi me klientin duke I ofruar sipas rastit nje zgjdhje alternative apo nje gift card ne shenje vleresimi
  • Pergjegjes per implementimin dhe zbatimin e programin e besnikerise nga stafi i FO te strukturave akomoduese si dhe mbajtja e kontakteve personale me kliente VIP , si dhe raportimi javore/mujore i ecurise se programit te besnikerise
  • Koordinimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve të vazhdueshme me agjencitë turistike lokale dhe ndërkombëtare, duke përfshirë, mardheniet kontraktuale ndarjen e tarifave, përditësimin e kapaciteteve dhe garantimin e rezervimeve preferenciale.
  • Koordinimi i kërkesave të klientëve VIP për jahtin luksoz Blue Dream , duke siguruar një përvojë të personalizuar nga momenti i kontaktit deri në përfundimin e shërbimit (paketa, itinerari, kërkesa speciale etj.).
  • Sigurimi i fluksit të informacionit ndërmjet departamentit të rezervimeve dhe departamenteve të tjera (recepsion, housekeeping, F&B, evente) për rezervime speciale, grupe apo ngjarje.
  • Mbështetja në hartimin dhe përmirësimin e politikave të anulimit, pagesave, modifikimeve dhe standardeve të shërbimit.
  • Hartimi dhe sygjerimi I ofertave promocionale per secilen strukture akomoduese dhe cdo pike shitje ( Spa , pishina, Bare , Gym etj..)
  • Kontribut në zhvillimin e procedurave të reja teknologjike dhe të sistemeve për menaxhimin më efikas të rezervimeve.
  • Trajnimi I stafit te ri te FO dhe te pikave te shitjes ne strukturat akoduese mbi procedurat e shitjes dhe standartin e sherbimeve dhe komunikimit ne ATDG si dhe sigurimi nepermjet mistery shoping qe stafi egzistues ti permbahet standartit te komunikimit dhe sherbimit te percaktuar nga departamentit I shitjeve bazuar ne standartet e ATDG.

KUALIFIKIME DHE AFTËSI TË KËRKUARA:

  • Diplomë universitare në fushat e Turizmit, Menaxhimit Hotelier, Biznesit ose ngjashme.
  • Eksperiencë e mëparshme (min. 2–5 vite) në fushën e rezervimeve në struktura premium ose grupime hotelesh.
  • Aftësi shumë të mira në përdorimin e sistemeve PMS dhe platformave rezervuese online.
  • Aftësi të larta në menaxhimin e marrëdhënieve me klientët VIP dhe bashkëpunëtorët institucionalë.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (gjuha e dytë përbën avantazh).
  • Aftësi të shkëlqyera në organizim, delegim, analizë dhe zgjidhje problemesh në kohë reale.
  • Orientim i fortë drejt rezultateve, cilësisë dhe përvojës së klientit.

Te interesuarit te kontaktojne ne nr +355 68 6480086

Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/supervizor-e-rezervimesh-at-agikons-4377757129

Kërkesat

Niveli: mid level

Publikuar 02/03/2026 · Skadon 19/01/2027

Punë të ngjashme